Rasti i veturave të dyshuara afër shkollës në Prizren, Totaj: Po presim hetime zyrtare nga policia

                         Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj është deklaruar lidhur me ankesat e paraqitur nga disa prindër, se disa persona të dyshuar po sillen në afërsi të një shkolle, duke tentuar të joshin fëmijët dhe t’i fusin ata në veturë. Totaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ka informatë se po dyshohet për diçka të tillë dhe se me rastin po merret policia.“Unë e kam informatën se po dyshohet për diçka të tille, si dhe se policia po merret me rastin. Informatë tjetër me specifike për momentin nuk kam”, theksoi ai. Më herët, Telegrafi raportoi se disa prindër janë ankuar në polici, se persona të dyshimtë kanë tentuar të joshin fëmijët e tyre, dhe t’i fusin më pas në veturë. Nga Policia e Kosovës konfirmuan se rasti po hetohet, por që deri tani nuk kanë ndonjë person të dyshuar. “Kemi pranuar disa ankesa të prindërve, dhe kemi nisur hetimet mbi rastin. Por deri tani nuk ka ndonjë të dyshuar për veprat penale ‘tentim rrëmbimi’, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir  Bytyqi.