Rasti “Zhuri”, Prokuroria Speciale sekuestron mbi 1.5 milionë euro, të përfshirë 6 persona

Rasti “Zhuri”, Prokuroria Speciale sekuestron mbi 1.5 milionë euro, të përfshirë 6 persona

Prokuroria Speciale ka mbajtur sot takimin e radhës ku kanë shënjestruar një rast të koduar “Zhuri” në të cilin janë përfshirë 6 persona, duke sekuestruar kështu para në vlerë mbi 1.5 milionë euro, shkruan Reporteri.net.Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se rasti është shënjestruar për veprat penale “Shpërlarje e parasë”,”Mashtrimi kompjuterik, i kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”.

Njoftimi i plotë:

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, të cilët kanë shenjëstruar një (1) rast të ri të koduar ‘’Zhuri’’ ku janë të përfshirë gjashtë (6) persona.Prokuroria Speciale njofton se rasti është shënjestruar për veprat penale ‘’Shpëlarje e parasë’’ nga neni 302 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe lidhur me nenin 56 të ligjit nr. 05/L- 096, Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, si dhe ‘’Mashtrimi kompjuterik, i kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal’’. Po ashtu, nga ky rast janë sekuestruar para në vlerë prej 1,546,753.93 Euro.