Raund i ri i bisedimeve në Bruksel, sot takohen Bislimi e Petkoviq
Një raund i ri i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në nivel teknik do të nisë sot në Bruksel, i pari pas tre muajsh ngërç në negociata, shkruan Reporteri.net.Delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ndërsa ai i Serbisë nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.Ky i fundit, para takimit të sotëm tha për RTS se pala serbe do të insistojë në formimin e Asociacionit, i cili duhet të sigurojë të drejta kolektive për serbët që jetojnë në Kosovë.Ditë më parë gjatë një takimi që kryeministri Kurti kishte me Emisarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se e informoi atë se Qeveria e Republikës së Kosovës e mbështetë dhe është e angazhuar në procesin e bisedimeve në Bruksel, për dialog parimor e të balancuar nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke. /Reporteri.net