Reagim i AAK-së pas pezullimit të marrëveshjes për tiketa ngjitëse
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj ka reaguar pas vendimit për pezullimin e taksës prej 5 euro për automjetet e qytetarëve të vendit.Ky subjekt politik në një postim në Facebook ka thënë se “pezullimi i marrëveshjes për tiketa ngjitëse, me të cilën ngarkoheshin qytetarët që posedojnë automjete, jo në dobi të buxhetit por të një kompanie private, është tregues i qartë se arroganca e numrave nuk kryen punë përball një reagimi të fortë opozitar dhe të shoqërisë civile”.Tutje, AAK e ka quajtuar ekzekutivin si Qeveri e mashtrimit.“Qeveria e mashtrimit, megjithëse mobilizoi sejmenët e saj për ta arsyetuar vendimin e dëmshëm, nuk arriti të qëndrojë para presionit të drejtë, kundër kësaj padrejtësie që dëshironte t’ia servonte qytetarëve të vendit.”
Postimi i plotë:
Pezullimi i marrëveshjes për tiketa ngjitëse, me të cilën ngarkoheshin qytetarët që posedojnë automjete, jo në dobi të buxhetit por të një kompanie private, është tregues i qartë se arroganca e numrave nuk kryen punë përball një reagimi të fortë opozitar dhe të shoqërisë civile.Qeveria e mashtrimit, megjithëse mobilizoi sejmenët e saj për ta arsyetuar vendimin e dëmshëm, nuk arriti të qëndrojë para presionit të drejtë, kundër kësaj padrejtësie që dëshironte t’ia servonte qytetarëve të vendit.AAK dhe kryetari Haradinaj, kanë qenë shumë të zëshëm për këtë vendim por edhe për shumë vendime të tjera të padrejta të kësaj qeverie. Dështimet e qeverisë shihen gjithandej e zhgënjimi është në rritje.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, konsideron që edhe pse taksa është anuluar, Prokuroria duhet të bëj hetimet për këtë marrëveshje të dëmshme, ku një kompanie me 3 punëtorë u tentua t’i ipeshin miliona euro nga xhepat e qytetarëve të Kosovës.