Reagim nga:KMDLNJ, Qendra Rajonale – Prizren

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut
Council for the Defence of Human Rights and Freedoms
Rr. Nëna Terezë, 24/2 – I/I 10000 Prishtinë-Kosovë; tel. 381 (0) 249 – 006 fax: 381 (0) 38 244 – 029
E-mail:kmdlnj.cdhrf@gmail.com; http://www.cdhrf.net
Për:Mjetet e informimit
Nga:KMDLNJ, Qendra Rajonale – Prizren
Lidhur me:Reagim
Me dt.04.07.2025 KMDLNJ-Qendra Rajonale në Prizren, përmes mjeteve të informimit është njoftuar për rastin e rëndë, që ndodhi sot herët në mëngjes (e premte), në ndalimin Policor në Suharekë, ku një qytetar ka humbur jetën.
Sipas raportimit të mediave, N.K. 46 vjeçar, dyshohet se është vetë ngulfatur.
Viktima mbahej në ndalim, me vendim të Prokurorit të shtetit, me dyshimin për dhunë në familje.
Poashtu, burimet thonë që ekipi mjekësor, ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes (në qelin ku ndodhej viktima), në ndalimin policor në Suharekë.
KMDLNJ kërkon hetim të të gjithanshëm, përfshirë gjithë akterët relevantë për rastin, si dhe përgjegjësi për të njëjtit.
KMDLNJ, kërkon ngritjen e nivelit të sigurisë e përgjegjësisë në qendrat e ndalimit, paraburgimit dhe burgjet e Kosovës, me qëllim të parnadalimit të këtyre rasteve, ku të privuarit nga liria, po përfundojnë me fatalitet.
QRKMDLNJ-Prizren
Bashkim Kajdomçaj, koordinator