Reagim për ndërtimin e stadiumit “Perparim Thaçi” -Shkruan:-Qemal KRASNIQI, ish kryetar i KF Liria dhe Anëtarë i Kuvendit ne Prizren.

Ndërtimi i stadiumit të ri në vendin ku ndodhet aktualisht “Perparim Thaçi” dhe në këto përmasa është një gabim strategjik dhe urbanistik. 1. Përmasat e projektit Një stadium me vetëm 7,500 ulëse nuk i përgjigjet madhësisë dhe traditës sportive të Prizrenit. Qyteti ynë me mbi 180 mijë banorë dhe histori të gjatë në futboll e sport, meriton një arenë më të madhe, moderne dhe të përshtatshme për ndeshje kombëtare e ndërkombëtare. 2. Vendndodhja Hapësira aktuale ku është nisur ky projekt është e ngushtë dhe nuk plotëson kushtet për: • parkingje të mjaftueshme, • rrugë hyrëse dhe dalje funksionale, • hapësira përcjellëse sportive Ky stadium, i planifikuar më shumë si shëtitore sesa si infrastrukturë sportive, nuk mund të shërbejë interesave afatgjata të qytetit. Nuk guxon që stadiumi ndihmes te eliminohet e te behet shetitore. 3. Zgjidhja më e arsyeshme Stadiumi ekzistues duhet riparuar dhe përfunduar në pjesët e mbetura të papërfunduara, për t’i shërbyer klubeve lokale, akademisë së KF Liria, FC Prizrenit dhe klubeve tjera të qytetit. Ndërkohë, stadioni i madh i Prizrenit duhet të ndërtohet në një vend tjetër – në periferi të qytetit, ku ka hapësirë për infrastrukturë moderne, me kapacitet më të madh dhe sipas standardeve të UEFA-s. Si Përfundim ; Ne kërkojmë që institucionet përgjegjëse të rishqyrtojnë vendimin dhe të marrin parasysh nevojat reale të qytetit dhe klubeve sportive. Qemal Krasniqi ish kryetar i KF Liria dhe Anëtarë i Kuvendit ne Prizren./QendraPress/