Reagimi i dytë nga Qeveria, Çeku: Patëm presion, na u kërkua vendim i shpejtë për Sunny Hillin

                                Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka reaguar prapë ndaj vendimit për zhvendosjen e Sunny Hillit në Tiranë, këtë herë duke thënë se është ushtruar presion mbi ta dhe është kërkuar një vendim i shpejtë.Çeku konsideron se toka e Kosovës është e vlefshme, dhe si e tillë, Qeveria nuk ka të drejtë ta përdorë pa i peshuar mirë kostot përfitimet, pasojat dhe kohëzgjatjet në të cilat jepet në përdorim një tokë, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.“Procesi i vendimmarrjes kërkon kohë për të qenë i plotë dhe për të mos qenë i gabuar apo abuziv. Nuk është e drejtë t’i dërgohet letër qeverisë ku t’i kërkohet vendimmarrje e shpejtë për Sunny Hill, dhe pas një kohe të shkurtë të shfaqet njoftimi se organizimi paska ndryshuar vendndodhje”, shkroi ai në Facebook.Tutje, Çeku ka shtuar se organizatorët e festivalit nuk i kanë japur kohë të mjaftueshme për t’u siguruar që vendimet institucionale do të ofrojnë mbrojtje të plotë të interesit publik, e madje as kohë për t’u shikuar aspektet ligjore.Ai u ka premtuar të rinjve në Kosovë se festivalet me përmasa si këto të Sunny Hillit nuk do të mungojnë në Kosovë. /Reporteri.net/.