Reagon Ambasadori amerikan: Zhgënjyese raportimet e pasakta për vendndodhjen e takimit të Kurtit me Sullivan
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar për raportimet në mediat kosovare sa i përket vendit ku kryeministri Albin Kurti ka takuar këshilltarin kryesor të Joe Biden, Jake Sullivan, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Hovenier ka thënë se është i befasuar me siç ka thënë ai disa raportimet të pasakta dhe çorientuese sa i përket lokacionit të takimit në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe këshilltarit të Joe Biden, Jake Sullivan.“U befasova kur pashë disa shkrime të pasakta dhe mashtruese në shtypin lokal në lidhje me vendndodhjen e Kryeministrit Albin Kurti gjatë takimit me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan”, shkruan Hovenier.