Reagon Shoqata e Gastronomëve pas lajmeve për mbyllje: Nuk pranojmë mbyllje pa kompensim financiar

0

                            Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi ka reaguar pas lajmeve se vendi pritet të mbyllet për shkak të përkeqësimit të gjendjes nga COVID-19. Ai tha se gastronomët nuk do ta pranojnë asnjë masë, pa u takuar me ministrin e Financave, Hekuran Murati për të diskutuar lidhur me mbështetjen financiare të gastronomisë.“Situata është rënduar me Covid, ne nuk ngutemi si odat tjera me dhanë lajme, na shikojm zgjidhje për situatën. Situata është rënduar, personalisht dje e kryva virusin e në shpi kom të infektum. Spitalet kanë kollapsu, e duhet bashkarisht të dalim nga kjo situatë që po përkeqësohet përditë. Nuk osht zgjidhje me i mbyll bizneset , zgjidhje osht me dal me plan financiar si mujna mi kompenzu kto dame ekonomike që do të shkaktohen”, shkroi në Facebook Kllokoqi.Ai madje tha se më mirë është të mbyllen të gjitha, e të subvencionohen, se sa të punojnë pa mbështetje financiare.“Shoqata e Gastronomëve asni masë nuk e pranon pa e takuar Hekuran Muratin për të diskutu mbështetjen financiare të gastronomisë! Shoqata e gastronomve ka inkuraju vaksinimin, ka bërë fushatë të vaksinimit dhe ka bërë obligim për anëtaret e saj që të vaksinohen të gjithë! Andaj, e lusim Qeverinë që të funksinojë si trung ejo si degë. Jemi të kuptueshëm ndaj situatës, mirëpo duhet kompenzim!Ma mirë të na mbyllni komplet e të na subvenciononi, se sa të na leni me punu në shi e të ftoftë, e pa mbështetje financiare!”, tha tutje Kllokoqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *