Reçaku-Shkruan;Hisen BERISHA,Deputet i Parlamentit të Kosovës

Reçaku, Vrasja me masakrim e civilëve është vepër e ndaluar dhe nga e drejta ndërkombëtare humanitare, gjykohet si krime lufte. Reçaku është njëri nga provat e argumentuara për krimet e ushtrisë serbe në historikun e luftërave shqiptaro – serbe. 15 Janari ‘24 është dita e përkujtimit për viktimat e kësaj masakre si dhe dita e dështimit të drejtësisë ndërkombëtare për të burgosur e dënuar kriminelët serb! Qeveria e cila do të vjen pas zgjedhjeve të ardhshme do të vë në lëvizje drejtësinë vendore e ndërkombëtare, për ta dënuar secilin krim, edhe ato që kryen ushtria e mbretërisë serbe, “ushtria e Titos (masakrën e Tivarit) dhe ushtria e Millosheviçit për masakrat e fundit, të dënohen nga drejtësia e Kosovës dhe Tribunali i Hagës! Lavdi martirëve të masakruar! I përjetshëm kujtimi për jetën e tyre!/www.QendraPress.com/