RECENSION -POEZI E DALË NGA SHPIRTI E ZEMRA-Shkruan:- Prof. Dr. Zeqir KADRIU
(Motivi i dashurisë tek veprat e Fatime Kalimashit) E njoha përmes vajzës time.Është një krijuese që tanimë ka bërë emër në krijimtarinë poetike jovetëm në Kosovë, por edhe në qarqet mbarëkombëtare në Shqipëri, Maqedoninë e veriut,Malin e Zi; por edhe në qarqet e krijuesëve në diasporë, konkretisht në Zvicër e gjetiu! Po të flasësh personalisht me Fatime Kalimmashin; të len përshtypjen e një intelegjenteje, e një personaliteti të ndërtuar plotë me ndjenja e karakter të fortë që e shpreh jovetëm përmes rrëfimit të gjallë por edhe përms krijimtarisë së saj e cila është përplot me emocione që din ti thurr aq bukur në lirizmin e saj poetik e që ka filluar t,a kultivojë më herët por që; tanimë ka arritur në kulmin e pjekuris së saj! Ajo nuk është vetëm një krijuese e vargut të bukur por edhe një mjeshtre e këngës popullore, artiste e skenës, dhe autore e teksteve të shumta të cilat me sa e njoha unë; i flejnë thellë në zemër e në shpirt si një Ikonë që ngërthen të bukurën të madhërishmen përms ndjenjave të saja shpirtërore dhe humane. Poezitë e saja tani kanë vërrshuar gjithandej dhe janë botuar në shumë vëllime. Pikërisht në këto tri-katër vitet e fundit edhe pse krijimtaria e saj ka filluar që nga shkolla fillore dhe mesme. E lindur në një mjedis fisnik e familjar dhe e edukuar sipas traditave shqiptare; Fatime Kalimashi, tani ka bërë emër në poezinë shqipe.Ajo mund të krahasohet përms lirizmit të sajë poetik me emra të tjerë të poezisë shqipe të cilat kanë kaluar korrnizat tradicionales dhe kanë hapur shteg tek krijimtaria moderne duke lënë anësh Vargun- metrik,tradicional e të koduar dhe duke vazhduar me lirizmin poetik të lirshëm e racional dhe të pa ngarkuar me bariera; aq më tepër duke hequr Vellon e së kaluarës apo këngën për ”Dashurinë”; që rallë kush e ka trajtuar nga krijueset femra me aq passion. Nga krijueset e reja letërsia e të krijuarit pa ekuivoke për dashurinë; është kultivuar nga poetja tiranase Rita Petro në Shqipëri, tek Vepra e botuar para ca vitesh, me titull “Vrima”,tek romani:”Duhet të jetë dashuri” I krijueses së re Nurie Emrullai nga Kërçova dhe tek krijuesja e shumë veprave tani më të botuara në Kosovë, Fatime Kalimashi. Për mendimin tim, tek këta autore të reja është shembur “tabuja” për të shkruar për dashurinë dhe është kthyer në model; ashtu siç është bërë më herët tek letërsitë e popujve të Evropës prej vitesh. Për dallim nga të tjerat, Fatime Kalimashi, dashurinë nuk e sheh vetëm si koncept të thjeshtë, apo akt njerëzor, por si një ndjenjë që lidhet me shpirtin me atëdheun me vendlindjen dhe emocionet e brendshme njerzore e familjare që kultivohen tek njerzimi. Krijimtaria dashurore, apo thënë thjeshtë, motivi i dashurisë është edhe kryetitulli i shumë veprave, të autorja i ka dhënë vetes epitetin: ”Krijuese e poezis për dashurinë”! Këte më së miri e shpreh tek përmbledhja: “Dashuri e bukur”, botuar në Prishtinë,2021 me një vështrim analitik të Xhemail Pecit, ku janë dhënë detaje të specifikave krijuese për autoren në fjalë. Fatime Kalimashi, për poezinë ka stil më vete!Flet me një gjuhë të thjesht, por shumë të qartë. Përdor tropet dhe figurat stilistike nga më të ndryshmet. Sinonimet, krahasimet, alegorinë, hiperbolën dhe Litotën i ka gati të veshura në çdo strofë të poezisë së saj që krijon. Gjatë të lexuarit të jep përshtypjen e një krijuese që ka shkelur çdo cep të botës dhe nuk ka gjetur vend më të mirë se vendlindja e saj e bukur, atdheu, Kosova të cilën e ka pikë të dobët të saj! Botimet që arrita t,i gjej e lexoj gjer më tani janë emocione të krijueses që vijnë vetvetiu. Ajo nuk shtrëzon poezinë; por e krijon lehtë-lehtë, sa herë që lind dielli dhe sa herë ngryset nata!Ndaj dhe shpresojmë që rrugën e mëtutjeshme do t,a ec nëpër Asfalt! Veprat e botuara: 1.Shtegëtime të shpirtit, Rahovec, 2009 2.Në Universin e dashuris, Rahovec, 2010 3.Melodi e Dhembjes,Rahovec, 2012 4.Voyage, (poezi të zgjedhura),2012 5.Zë i fuqishëm Fat i stuhishëm, Rahovec, 2020 6. Dashuri e Mall, Etje e pashuar, Rahovec, 2020 7.Varka e kujtimeve, poezi, Rahovec,2020 8.Largësia mos të na ndajë,Prishtinë,2021 9.Dashuri e bekuuar,Prishtinë,2021 Autorja është prezantuar edhe në Leksikonin e autorëve shqiptarë që jetojnë në Zvicër, në komunitetin artistik në Kantonin Vaud-Zvicës. Ajo ka marrë edhe Mirënjohjen “Ambasadore e Paqës”nga Federata për paqe Universale. Është fituese e shumë Çmimeve e në mes tjerash edhe Çmimin e parë në Festivalin:”Anadrina Jehon” si solistja më e mirë. Çmimin,për kultivimin e traditës kulturore popullore-qytetare. Në Zvicër, është Certifikuar për “Aftësi të artit komunikues”! Është pajisur edhe me Diplomë anëtarësie nga “Akademia botërore e Letërsisë”, si promovuese e letërsisë për për paqe e vëllazëri. Fituese e Çmimit: “Sulejman Krasniqi”, për poezi në Rahovec etj. Nga autorja presim që edhe mëtej, të jep kontribut për artin, poezinë, këngën popullore dhe për Skenën përgjithësisht!/www.qendrapress.com/