Reduktimet e ujit të pijes janë si shkak i thatësirës tropikale që ka mbretërua dhe sasisë së kufizuar të ujit në burime thonë në ‘’Hidroregjion jugor’’
/Foto marrë nga arkivi i tv Besa/
Ushtruesi i detyrës së së kompanisë ‘’Hidroregjionit jugor’’ në Prizren Fadil Berisha, sot ka ftuar konferencë për media me kusht që të sqarojë dhe të njoftojë qytetarët se pse po ndodhin reduktimet në disa pjesë të qytetit , ku ai fokusoi lagjen ‘’Bajram Curri’’ dhe lagjen ‘’Arbana’’. Ai tha se këto janë pasojat e thatësirës tropikale që ka mbretërua në këtë vere dhe vjeshta e thatë si dhe sasisë së kufizuar të ujit në burime nga ta cilat furnizohet Hidroregjioni jugor. Për të siguruar ndarje sa më ët drejtë dhe të balancuar tashmë kemi hartuar një orar të reduktimeve të furnizimit me ujë dhe pastaj vazhdoi. Kurse ai më këtë rast ka bërë edhe një raport lidhur me defektet ku tha se gjatë vitit ka pasur zbulime të shumë linjave ilegale dhe të parregullta nga konsumatorët. Por ai tha se inkasimi i mjeteve ka laura shirën 100 për qind..
Kurse tha se me vitin 2023 ka pasur kompania investime 528 mijë euro, kurse gjatë vitit 2024 investimet kanë shkuar 865 mijë euro apo 98 për qind me shumë, kurse në vitin që vije mendojmë të bëjmë investime vetanake prej mbi 1 milion e 17 mije euro.
Ai njoftoi se tani kompania ka 41 burime në Prizren. Mirëpo nëse arrijmë të që të kemi kyçje ne burimi e Vëmicës dhe të Poslishtë do të kemi ujë të mjaftueshëm, Sepse burimet e ‘’Sozit’’ tha e kanë shtuar furnizimin për 14 fshatra të Hasit e nëse ne vazhdojmë të investojmë presime që nga atje të kemi furnizim edhe lagje të qytetit. Derisa ai a apeluar te qytetarët që të kenë kujdes ujin e pijes kurse sa i përket reduktimeve ato bëjnë për shkak të mungesë së ujit por presin që reshjet e këtij dimër të përmisojnë dukshëm furnizimin me ujë të pijes/www.QendraPress.com/