REFERIMI MASHTRUES I KRYEMINISTRIT KURTI NË RAPORTIN E (GIATOC) –Shkruan;Gjeneral Hisen BERISHA

0

                       Duke shpërfaqur sindromën e mashtrimit si patologji, kryeministri iu drejtua qytetarëve me thirrje patetike për votim masiv edhe të një mashtrimi që megjithatë nuk e ka peshën e rrezikut që kishte mashtrimi i madh në zgjedhjet nacionale të 17 Shkurtit. Është legjitimime ti drejtohesh elektoratit partiak, që ta votoj ofertën elektorale nëse ata e besojnë. Por, kjo e tanishmja tregon se mashtrimi si doktrinë politike e Kryetarit të LVV, është standard që po e ka qëllim politik. Krahas, shpërfaqjes së dëshpërimit për leximin, që tashmë këtij mashtrimi i kanë bërë qytetarët rezident në Kosovë dhe diasporë, në situata specifike si pandemia (ku ministri përkatës shkon deri aty sa e merr epitetin Ministri i “vdekjes”); spekulimi me gjoja krijimin e vendeve të reja të punës në pandemi, diçka që ndodhë vetëm në qeveritë kosovare Kurti 1dhe 2, ndërkohë që 20 mijë të rijnë kanë ikur nga Kosova; rritja politike të pensioneve, kategori pa impakt buxhetor; shumat qesharake për lehona (jo dhe për baballarë) për fëmijë të lindur; heqja e taksës minimale prej 25e për regjistrim të studentëve me programe dekadente dijesh, etj. Po ashtu, leximin nga diaspora që e përkrahu fuqishëm në zgjedhjet e 14 shkurtit 21, e për kundër shpërblim pati heqjen e pagesës prej 15 a 20 e për siguracion në kufi, duke i kompensuar të njëjtat nga taksat e punëtorëve vendor, çka ishte fyerje për punëtoret e diasporës, ky trikim në kurriz të punëtorëve me paga të varfra në Kosovë. Këta qytetarë të diasporës nuk patën rastin të përjetojnë asnjë veprim në favor të tyre në administratat komunale ku takojnë, duke ua organizuar psh. shërbimin administrativ ndaras në objektet komunale, për çështje dokumentesh të gjendjes civile, pronësore, statusore, etj. Nuk u kujtuan që të paktën në vendkalimet doganore të iu krijonin kushte sanitare për nevoja fiziologjike (shumë prej tyre kanë përfunduar në spitale kur janë kthyer në vendqëndrimet e tyre, për shkak të dëmeve urologjike gjatë përmbajtjes në pritjet e gjata në vendkalimet kufitare) gjë që ka qenë e mundur pa krijuar shpenzime (duke vendosë tualete mobile). Por, kulmi i mashtrimit elektoral që po provohet tani në këtë thirrje të kryetarit të LVV, është referimi raporti të “Global Initiative Against Transnational Organized Crime”, e cila nuk e nxjerrë keq Kosovën, sa i përket intensifikimit të luftës ligjore ndaj kësaj dukurie. Raporti në fjalë i cili u publikua në vitin 2021, është i përgatitur për vitin rendës 2020. Pra nuk ka logjikë që viti i papërfunduar ënde të ketë raport në fund të gjashtëmujorit të parë. Prandaj, kjo tendencë e kryeministrit për t’iu referuar këtij raporti për vitit 2020, (kur çdo gjetje është rezultat i qeverisjeve të kaluara), si rezultat i qeverisjes së tij, apo t’ia faturoj qeverisjes së tij mbi gjashtë mujore, nga shkurti 2021, është për tu parë me shqetësim dhe kritikuar me gjuhë institucionale dhe në institucione të qeverisjes dhe ligjvënies. Që nga fillimi i sesionit vjeshtor të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk janë mbajtur as tre seanca të rregullta, se për të jashtëzakonshme as që bëhet fjalë edhe kur vihet në rrezik identiteti territorial as politik i vendit. Regjistra e skenarit me tabelat e makinave në pikë kalimet kufitare Kosovë – Serbi, po nxjerrë “mushkën” pikërisht atje ku e kisha shfaqur friken, vënien para detyrimit nga ana e Serbisë dhe ndërmjetësuesve të BE, të Kosovës që të implementojnë Asociacionin, si sfidën tjetër të integritetit territorial dhe politik të vendit. Gjendja e përgjithshme sociale sa po vjen e rendohet, me ngritjen e çmimeve të të gjitha asortimenteve që ndikojnë jetën e qytetarëve dhe zhvillimit të vendit. Hallet në politikën e jashtme sa vijnë e i shtohen Kosovës, e për marrëveshjen finale as që ka ndonjë dritë në fund të tunelit. Kurse Serbia gjegjësisht përfaqësuesi i saj në dialogun e Brukselit dhe presidenti serb, nga Brionet në Berdo të Sllovenisë nga takimi i ndërmjetësuar nga Kancelarja gjermane Merkel, deklarojnë se tema e radhës në bisedimet me Prishtinën do të jet implementimi i Asociacionit. Ndërkohë edhe cergashi Vulin, nuk kursehet të shpërfaqë tendencat hegjemoniste serbe në rajon. Por, ajo që e vë Kosovën në objektiv të pasigurisë nga hegjemonia srbo – ruse në rajon, është qëndrimi refuzues i qeverisë së Kosovës Kurti2 për implementimin e zotimeve që dalin nga Marrëveshja e Uashingtonit, në kontekst të kësaj projekteve për Ibrin, Trepçën dhe Projektin e Gasit amerikan me qendër rafineruese në Greqi. Ky refuzim i projektit të Sfidës së Mileniumit apo MCC, është tregues i orientimit të papjekur politik dhe strategjik të Kosovës nga Qeveria aktuale, revanshit i cili do të ketë të njëjtën kosto siç atëherë kur refuzoi donacionin dyqind milionësh për Kosovën dhe që rezultojë me rënien e qeverisë Kurti1. Ky refuzimi nuk cenon vetëm situatën jostabile energjetike në vend, në aspektin e industrisë por edhe të jetëve të qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *