Refuzoi ftesën për samitin e radhës të “Ballkanit të Hapur”, kjo është letra e plotë që Kurti i ktheu homologut maqedonas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë ftesë nga homologu i tij maqedonas, Dimitar Kovaçevski për të marrë pjesë në samitin e “Ballkanit të Hapur”.Këtë e ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës e cila po ashtu ka publikuar përgjigjen që Kurti ia ka kthyer Kovaçevskit me anë të një letre.Në të, Kurti ka thënë se Kosova është e angazhuar në mënyrë aktive në Procesin e Berlinit, i cili sipas tij mbulon shumë iniciativa rajonale.Ai tutje ka thënë se Kosova e Maqedonia e Veriut duhet të punojnë bashkë që të parandalojnë Serbinë për të promovuar interesin rus e kinez në Ballkan.“Duke pasur parasysh vlerat e përbashkëta mes dy vendeve tona, është në interesin tonë që të punojmë së bashku në parandalimin e Serbisë që të promovojë interesin e saj rus dhe kinez në rajonin tonë, duke mohuar vazhdimisht pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe duke bllokuar mundësitë e barabarta për qytetarët e Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Letra e plotë:
I nderuar Kryeministër,
Ju falemnderit shumë për ftesën e datës 23 maj 2022.