Reja: Shqipëria ka potencialin për t’u kualifikuar në “EURO 2024” 
Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja, shprehet me superlativa për “kuqezinjtë” duke thënë se e kanë potencialin dhe të gjitha mundësitë për të shkuar në “EURO 2024”.Trajneri Edy Reja foli për mediat mbi objektivat dhe synimet që ka Shqipëria në këtë miqësore.“I kam ndjekur prej disa vitesh lojtarët e Superiores. Kjo ndeshje do të më shërbejë t’i shikoj nga afër edhe pse do të doja që të punoja më shumë me ta. Shpresoj që ndonjëri prej tyre të jetë pjesë e Kombëtares në të ardhmen. Tre vite më parë e kam pasur në projekt bashkë me presidentin për të përfshirë sa më shumë lojtarë nga Shqipëria, dhe kemi grumbulluar lojtarë si Hoxhallari, Seferi apo Trashi”, tha ai.