RËNDESA E SHPIRTIT-Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Marjola SALATAJ
RËNDESA E SHPIRTIT
————————————
Në rrugën e vështirë por të bukur shumë
Në atë rrugëtim të quajtur jetë
Krahas familjes ,njerëzve të dashur
Do takosh miq e armiq të vërtetë.
Disa të duan në halle gëzime
Disa të duan kur dhimbjen u tregon
Si një stuhi zjarri ,seç të djegin shpirtin
Me fjalë të bukura në sy të mbulojnë.
Hapësirën e shpirtit sa bosh e ndien
Ndonëse krekosur, fytyra buzëqesh
Të mbash brenda paqen porsi një kristal
Atëherë ke lulëzuar si një pemë plotë me jetë.
Shpirtin me rëndesa mos ngarko më tepër
Të jesh qiell i hapur jo me fjalë por vërtetë
Atëherë lumturinë do e kesh në zemër
Do kesh plotë për vete do shpërndash për të tjerë.
/www.qendrapress.com/