Rëndësia e arsimimit dhe edukimit qytetarë!….
Petrit Dibrani, analist lidhur me arsimin shprhet ;”Jo vetëm në Prizren, arsimi në gjendje të rënduar!
Mjafton të lexojmë apo ndëgjojmë, deklaratat e disa zyrtarëve në Komunën e Prizrenit dhe e dimë shumë mirë, se në ç’farë gjendje është arsimi në Prizren!…
” Edukimi është arma më e fuqishme, që mundë ta përdorni për ta ndryshuar botën”
Thënie e nobelistit Nelson Mandela, që pērshkruan më së miri, rëndësinë e edukimit në një shoqëri.
Arsimimi ndihmon zhvillimin e një shoqërie të fortë, demokratike dhe ekonomikisht të qëndrueshme.
Arsimimi, edukimi si proces nis që nga lindja dhe është shumë i rëndësishëm, për jetën!
Sigurishtē dhe jo rastësisht, vendet e zhvilluara i japin një rol të rëndësishēm, formimit të fēmijëve, në fëmijërinë e tyre të hershme, duke filluar nga institucionet parashkollore, duke i vënë kështu themelet e një zhvillimi të shëndoshë të personalitetit.
SHKOLLA, është institucioni që e kanë krijuar njerëzit, së bashku si shoqëri njerëzore, për të përquar te brezat e ardhshëm, trashëgiminë kulturore, dijën dhe aftësinë.
Sociologjia është shkencë e cila merret me studimin e shoqëris, në të gjitha, fenomenet, lidhjet, zhvillimin dhe funksionimin e tyre!
Edukimi për qytetari demokratike!
Ç’ka nënkupton?
Edukimin, trajnimin, ngritjen e vetëdijes, informimin, praktikat dhe veprimtaritë…
Të gjitha këto synojnë, që nxënësit duhet paisur me njohuri, aftësi, qëndrime dhe sjellje që i aftësojnë dhe i fuqizojnë ata, për të ushtruar, për të mbrojtur të drejtat e tyre në shoqëri.
Për të vlerësuar diversitetin, për të luajtur një rol aktiv në jetën demokratike, për mbrojtjen dhe përparimin e demokracisë, të shtetit të së drejtës, duhet fillimishtë ‘ Edukim Qytetarë’….
Me shpresë, se njohësit e qështjeve politike, analistët politik të vet shpallur, dhe bartësit e institucioneve, në Republikën e Kosovës, do fillojnë të reflektojnë….
” Bota është një vend i rrezikshëm, jo nga ata që bëjnë keq, por nga ata që i shohin dhe nuk bëjnë asgjë “
Shkencëtari gjerman Albert Einstein.\qendrapress.com/