“Renelual Tahiri” ia dhuron 3 koncentrues të oksigjenit QMF-së së Dragashit

0

Kompania “Reneluala Tahiti” ka dhuruar 3 koncentrues të oksigjenit në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash

“Këto do të shpërndahen në Rapqe, Kuk dhe një në Qendrën Shëndetësore në Dragash”, tha drejtori i Drejtorisë së Shëndetit, Behar Brenoli.

Ai falënderoi kompaninë, si dhe zyrën për komunitete me iniciativën e së cilës u realizua projekti dhe i cili, siç theksoi ai, na lidhi me këtë kompani.

“Ky është një dhurim shumë domethënës për ne sepse e dimë se një nga terapitë më të përdorura gjatë pandemisë është terapia e oksigjenit. Ne kishim kapacitete të kufizuara në këtë situat dhe këto aparate do të shpërndahen në qendrat ku ato janë më të nevojshme”, theksoi Behar Brenoli.

Kryetari i Komunës, Shaban Shabani, shprehu mirënjohjen e tij të madhe për kompaninë dhe theksoi se bashkëpunimi me këtë kompani është shumë i mirë në të gjitha fushat.

“Bashkëpunimi ynë është shumë i mirë jo vetëm në fushën e shëndetit, por edhe në fushat e tjera, mirëmbajtja e rrugës gjatë verës dhe dimrit”.

“ “Renelual Tahiri” gjithashtu ka qenë një investitor në komunën tonë për shumë vite. Falënderojmë thellësisht për këtë donacion, si dhe stafin e komunës nga Zyra për Komunitete që u angazhuan për ta realizuar këtë dhurim. Shpresojmë dhe urojmë gjithë të mirat për kompaninë”.

Drejtori i Qendrës kryesore të Mjekësisë Familjare Ramadan Jashari theksoi se ky dhurim nga ndërmarrja “Reneluala Tahiri” është shumë i mirëpritur në këtë kohë të pandemisë. Qendrat tona të mjekësisë familjare nuk kanë koncentrate oksigjeni, ky dhurim ishte shumë i nevojshëm. Si institucion shëndetësor, ne jemi shumë mirënjohës për kompaninë RT, e cila na erdhi në ndihmë në këto periudha të vështira.

Drejtori i ndërmarrjes “Renelual Tahiri”, Refki Hoxha, theksoi se është më së miri që njerëzit të mos kenë nevojë për këto pajisje, dhe për ata që kanë nevojë dua që këto pajisje të jenë në ndihmë të tyre.

“Ne dhuruam disa tunele dezinfektimi për spitalin e Prizrenit, dhe do të bëjmë të njëjtën gjë për Dragashin. Ky është një dhurim i merituar për komunën e Dragashit, e cila na priti sa më korrekt që të jetë e mundur si investitor. Deri më tani nuk kemi pasur asnjë problem sa i përket administratës. Komuna e Dragashit është për tu lavdëruar”, tha ai.

“Dua të theksoj se iniciativa erdhi nga Koordinatori i Zyrës për Komunitete Uzair Hamza, dhe Fehim Sali, tani përfaqësues në Këshillin Këshillëdhënës të Kosovës në emër të Komunitetit Goran. Në një bisedë me përfaqësuesit e Zyrës për Komunitete, mora informacione për përparësitë më të domosdoshme për të ndihmuar komunitetin. Unë mendoj se në këtë moment, gjëja më e rëndësishme ishte të ndihmojmë në institucionet shëndetësore. Unë menjëherë iu përgjigja kësaj thirrje, gjetëm furnitorë dhe filluam blerjet. Ne jemi gjithashtu të gatshëm të marrim pjesë në ndihmë të llojeve të tjera”.

“ Shpresoj që njerëzit nuk do të kenë nevojë për këto pajisje, dhe ata që do e përdorin, dua që këto pajisje të jenë në ndihmë të tyre”.

Pas pranimit së pajisjeve, ato u shpërndan në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Rapqë, Kuk dhe Dragash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *