Rënie drastike e shifrave në Shqipëri: 53 raste të reja dhe një humbje jete nga COVID-19

0

                        Nga 1535 testime të kryera në 24 orët e fundit në Shqipëri, rezultuan 53 persona të infektuar me COVID-19 e për fat të keq një qytetar nuk mundi ta fitojë dot betejën me virusin. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije të dhënat e përditshme nga ku vihet re një ulje e ndjeshme e numrit të të prekurve me COVID-19, ndërkohë që në 24 orë 748 qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 110,920 që nga fillimi i epidemisë“Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 124 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar,” – thuhet në njoftim.Ndërkaq, pavarësisht prirjes në rënie të të prekurve më COVID-19, Ministria e Shëndetësisë ka apeluar për kujdes nga qytetarët.Mbajtja e maskës, dezinfektimi dhe shmangia e grumbullimeve kanë qenë disa nga mesazhet duke theksuar se nuk mund të ulet vigjilenca në asnjë moment.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë – 14834
Fier – 959
Durrës – 272
Shkodër – 472
Korçë – 335
Gjirokastër – 261
Vlorë – 259
Elbasan – 137
Kukës – 115
Dibër – 102
Berat – 97
Lezhë – 78

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *