Reportazh nga  dy fshatrat e  boshatisura  me shpresën e kthimit

0

Lezi dhe Kushtendili me dy banorë blegtorë
——————————————————————-
   Lezin e Vërrnit që nga paslufta sa herë ta vizitosh vështirë do ta kesh për pasur ndonjë risi për ta dalluar në shkrimin e ndonjë reportazhi,sepse atje jeta vendnumëron. Pos,kësaj radhe,ishte një përparisi,sepse atje dikur duhej të shkohej në një rrugë gjarpërore e të paasfaltuar,kurse tani krejt në afërsi kishte shkuar asfalti. Por, jo deri në brendi të Lezit. Lidhur me këtë mungesë për disa qindra metra që  nuk është shtruar asfalti, Isa Berisha, ish banorë i këtij fshati reagon ashpër. Dikur e njihnin njerëzit për shkak të burrave trima të fjalës dhe për shkak të Tyrbes së atjeshme që i kanë besuar shumë kosovar nga çdo cep i Kosovës. Larg nga Prizreni 23 kilometra,që dikur ishte vështirë të shkohej në rrugë gjarpërore e tani deri në afërsi të pesë kilometrave të këtij fshati është asfaltuar rruga Thellë në  fshatin Lezë tani e 20 vite mbijetojnë vetëm dy banorë dhe pak bagëti,tani dy  bashkëshortët  Bahtjar e Gjylnaze  Berisha, masin hallin e tyre dhe kujtojnë dikur  zhurmat e shumë fëmijëve  dhe shumë banorëve  që kishte Lezi i tyre që shumë e duan dhe përkushtimisht janë të lidhur me këtë fshat edhe pse nuk kanë pasardhës të tyre. Zonja e  shtëpisë Gjylnaze  Berisha, pohon se me rreth 160 frymë bagëti mundohemi  të  jetojmë mes këtyre maleve. Tash  verës  këtu  jetohet mirë sepse ka shumë  burime të ujit, por këtu dimri është  kijamet” shprehet ajo. Lezi dikur ishte fshati i shumë banorëve dhe numrit të atyre banorëve të thuash çdo ditë u shtohej numri edhe nga vizitorë të shumtë që vizitonin Tyrben e Lezit, tani e 20 vite janë vetëm ata dy banorë. Derisa  fshati në afërsi Kushtendili  është boshatisur i tërë dhe  ka mbetur pa asnjë banorë me shumë shtëpi që nuk shfrytëzohen as gjatë verës.Në këto dy fshtra  dikur  dasmat bëheshin me nga një  javë  të gjata edhe vdekjet e  kishin rendin, tani  ikën  të thuash të  gjithë në Prizren edhe qytete tjera. Atje kanë mbetur  vetëm shtëpitë e thata në Kushnin siç  ai quajnë Kushetendilin  Burim Shala, nga ky fshat, Ka shtëpi që janë ndërtuar paslufte, por, ikën njerëzit prej atje, Toka nuk është tokë  bukanike, por , është  tokë  e mirë për të pasur bagëti shpjegon ai.”Ky fshat tregon se tashmë duke pa rrethanat e këtushme kushtet e atjeshme për blegtori pa na bënë me sy. Andaj, janë disa të rinjë  nga ky fshat në Itali, që po e planifikojnë rikthimin atje.Nëse merret ndonjë qëndrim që atje të jetohet  unë  do të mendojë vetë të jem atje  e ndonjë fermë tha ai”. Dëshirë Berisha, nga ku fshat tregon se tani e dy vite atje lezjanët i falin Bajramet dhe e frymojnë këtë fshat, Unë s’di ende që dikush ka shprehur dëshirën që do të rikthet atje. Por,e di saktë se të rinjët e kërkim fshati nuk do ta hartojmë këtë fshat”,shprehet ai për “Kosova sot” .Ai pastaj vazhdon se atje dihet se ka kushtet të mira për zhvillimin e bletarisë dhe blegtorisë,është njëri ndër fshtrat që ka shumë kroje dhe që nuk shkatërrojnë kurrë. Nga pleqtë kam ndëgjuar një legjendë për ato kroje.” Thuhet dikur moti zanate malit kishin banorë  përtej  bjeshkës së Lezit,por, atje dielli nuk i rezonte si duhet dhe një ditë  kryezana tha se duhet të gjehmë një vend më të mirë më ujë të pastër e  kroje që nuk shterrojën, Thuhet se kanë kërkuar ndër shtatë bjeshkë dhe së  fundi kishin vendosur që të jetojnë  aty sepse krojet nuk shteronin .Zanat janë vajza me bukuri të rrallë dhe forcë të mbinatyrshme që jetonin me nektar lulesh,nektari ishte pija e perëndive të Olimpit. Vendbanimi i tyre bjeshkët.  Gojëdhëna thotë se zanat ishin vajzat të cilat vdisnin të pa martuara. Këndonin e vallëzonin nëpër bjeshkë bashkë me zogjtë. Skena ku ato mund të shfaqeshin të shiheshin nga të tjerët por. edhe të prekeshin ishin krojet. Nëse dikush mbërrinte të prekte një të tillë, ndërsa ato kriheshin flokët zhag për tokë),herët në mëngjes, e prekura e humbte përjetësinë, kthehej në grua të bindëshme të zakonëshme ndërkohë që nëse nuk do të mbërrije ta prekje zana e tentuar hakmerrej për frikën e shkaktuar.  Ato laheshin nëpër kroje gjatë natës dhe kalimtari i mirë duhej të kollitej me t`iu afruar krojeve për tu dhënë kohë zanave për tu larë e për tu larguar. Sepse vendet e pasura me kroje thuhet se kishin edhe më shumë zana.
       Lezi dikur fshat i lavdisë fshat që dimrit luheshin lojëra të shumta si ajo e kapuçave deri në mëngjes.Kurse verës  ishte  fshat i dasmave. Tani s’ka lojëra  s’ka  as dasma, kanë lapidar përkujtimi, Tyrben e njohur anekënd Kosovës dhe  vetminë  aktuale. Lezi  dikur ishte një fshat I dalluar për Tyrben e Lezit, ku nga gjithë Kosova vinin për  të  fjetur një natë dhe  luteshin për plleshmëri të nuseve të tyre. Lezi para luftë  kishte 40 familje që jetonin. Atje kishte lindur  komandant Xhevat Berisha, e komandant Salajdin Berisha dhe pesë dëshmorët  tjerë të kombit.Disa nga  banorët e  Lezit e edhe të Kushtendilit  duke pa  se ajri i pastar i kësaj ane dhe krojet e pashtjerura dhe uji  shumë i mirë,  do të sjellin  të rinjët  kurbetqar që  të mendojnë për atë fshat. Tash këtë vere  u tha se janë mbledhur  një numër  i të rinjësh me punë të përkoshme  jashtë dhe janë duke mednuar  një  projekt  të kthimit atje në mos për asgjë tjeëer  për shtëpi pushimi, Por,  kishte edhe të atillë që për  shembëlltyren e  Xhevatit  e Salajdinit  e të tjerëve mendojë të jetojnë atje për frymën atdhetare të atre që kishin  ër Kosovën,
                                                Q,THAÇIBottom of Form

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *