Reportazh: Tërheqja verore e Kodrës së Diellit

0

         Nëse në periudhën e dimrit ngjyra e bardhë e borës e kap bukurinë e Kodrës së Diellit dhe Malit të Sharr, në verë të gjitha ngjyrat tjerat janë atje në forma të ndryshme dhe e prezantojnë tërheqjen e kësaj qendre dhe këtij mali.

Muajt korrik dhe gusht janë koha kur në shpatet rreth Kodrës së Diellit pothuajse të gjithë vizitorët janë në kërkim pas ngjyrës së kuqe të luleshtrydheve të pyllit ose të boronicave.

  Ato janë gjithandej dhe paraqesin profesion kryesor të vizitorëve pa dallim nëse qëndrojnë atje për një ose më shumë ditë.

  Tërë laramania e ngjyrave të Sharrit dhe bukuria e tij në verë mund të zbulohen duke u mbajtur drejt pjesëve më të largëta, shpateve dhe majave në afërsi të Kodrës së Diellit, qendrës së skajimit dhe rekreative e cila edhe në dimër edhe në verë është pika më e rëndësishme logjistike për të gjitha llojet e aktiviteteve dhe përjetimeve të masivit malor.

“Kodra e Diellit paraqet përfitim dhe potencial të madh për turizmin malor edhe pse është destinacion i yni lokal. Në verë përveç shëtitjes, tani më ka të organizuara aktivitete të cilat i ofrojnë operatorët. Ka vozitje me biçikleta në mal, kalërim, degustim të prodhimeve lokale siç janë djathi i dhenve, djathi i fortë, kaçamaku, kosi. Më pas nga frutat e pyllit të provohen çajëra, raki, reçel, marmalad dhe lëngje. Në rrethinën e Kodrës së Diellit janë kullosat ku prodhohet qumështi dhe prodhimet e qumështit nga dhentë, ndërsa edhe vetë vizitorët mund të provojnë dhe shijojnë çka do të thotë kullosja, mjelja dhe deponimi i qumështit”, thotë Metodij Çilimanov, ciceron nëpër Kodrën e Diellit.

Së bashku me kolegët e tyre grupi i vizitorëve në Kodrën e Diellit, nisemi me biçikleta elektrike malore dhe njohje të Sharrit më saktë rrethinën e qendrës dimërore-rekreative. Nga lagjja me vila drejt vendit Jelak dhe pas Majës së zezë në 1890 metra lartësi mbidetare, destinacioni është kullosat dhe biofarmi “Një Maji”.

Shfrytëzojmë biçikleta speciale të dizajnuara për në mal të cilat kanë edhe bateri që i jep energji motorit, i cili ndihmon pedalet e biçikletës.

   Tek lagjja me vila janë vendosur pesë mundësi si destinacione për vozitje të biçikletave alpiniste të quajtura Vërganj, Jelak, Baçilo dhe Leshnica. Kur kalohet lagjja e vilave fillojnë horizontet me numër të madh të nuancave të ngjyrave të verës të Sharrit.

  Tani më pas nesh është Kodra e Diellit, madje vërehet ngjyra intensive e pishave të gjelbra tek Kodra e Pionerit, mbulesat e kuqe të objekteve dhe nga një re e bardhë.

Nuancat e ngjyrës së gjelbër dominojnë rrugën për tek vendi Jelak. Vetë emri na thotë se këtu ka numër të madh të llojeve të ndryshme të bredhave dhe pishave, drunjve gjethembajtës dhe bimë të tjera të cilat në këtë periudhë të vitit i kapin shumicën e nuancave të së gjelbrës nga laramania e Sharrit.

    Mposhtet rruga e tokës duke shfrytëzuar më shumë nga modalitetet e biçikletës elektrike të quajtura “eko” për lidhje minimale, më pas “trejl” për të mesme dhe “bust” për ndihmë më të fuqishme elektrike të baterisë e cila e lëvizë në përpjetat më të larta.

Pas pothuajse një ore kalohen rreth 10 kilometra e 200 metra dallim në lartësi mbidetare. Edhe në kullosat dhe biofarmin “Një Maji” është laramani ngjyrash. Njëri prej objekteve të ndërtuara me trupa të betonuara të drurit, ndërsa idili verore pyjore e japin karriget dhe tavolinat e drurit me pamje drejt mijëra bredhave dhe pishave të gjelbra në Jelak.

Dita është e tillë që të rralla janë retë e bardha.

Nikoqiri dhe bashkëpunëtorët e tij na dëshiruan mirëseardhje me prodhimet e tyre karakteristike dhe të njohura, djathi i atjeshëm i bardhë i shtëpisë, djathë i freskët dhe i fortë, kaçamak i verdhë dhe bukë e bardhë e shtëpisë.

“Kemi rreth 2000 dhen të cilat kullosin këtu. Procesi zgjatë nga prilli deri në tetor, punë intensive me kullosje, mjelje dhe përpunim të djathit dhe gjizës. Djathi i fortë është djathi i freskët në të cilën në mënyrë shtesë vendoset kripë dhe thahet në diell”, sqarojnë ata.

Njohja e shmekut të verës në Sharr vazhdon me kalërimin e kuajve nga biofarma.

Gjatë kalërimit me rëndësi është të rregullohet ulësja si parandalim nga rrëzimi. Duke elaboruar se litarët në pjesën e pasme të ulëses duhet të sillen rreth bishtit të kalit dhe kështu gjatë ndalimit të menjëhershëm të kalit, njeriu nuk do të kërcejë mbi kokën e kalit.

“Kuajt trajnohen për t’i kalëruar njerëzit, por sado që të jetë i fuqishëm menaxhimi nga ana e njeriut, tek ta fuqishëm mbizotëron instinkti që të afrohen atje ku ka ujë dhe ushqim”, thonë nikoqirët.

Lëvizja dhe kalërimi i kuajve nëpër Sharr edhe njëherë e tregon bukurinë dhe pasurinë e Malit Sharr. Rrugës kemi hasur dhjetëra lloje ngjyrash të cilat i ka tek lulet në mal, si dhe frutat e lartpërmendura. Kuajt të cilat kullosin rrugës na i zbulojnë pjesët ku për ta ka bari të shëndetshëm dhe të butë dhe lloj tjetër të vegjetacionit të madh malor si dhe ujë të pastër nga burimet dhe përrenjtë./Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *