Republika e bllokuar dhe zhbërësit e shtetit: Shkruan: Gjen. Hisen BERISHA, analistë politik.

                       Një strukturë politike që po e mban shtetin në bllokadë për një vit të tërë, duke penguar krijimin e institucioneve kushtetuese, nuk mund të quhet forcë politike, ajo është mekanizëm i sabotimit shtetëror. Një organizatë që e ushqen kaosin, që mban peng Kushtetutën dhe që i përdor institucionet si instrument hakmarrjeje, nuk meriton të jetë pjesë e sistemit politik, e aq më pak të kërkojë sërish votën e qytetarëve.

Këta u krijuan si projekt i dizajnuar politikisht, nën ndikim të strukturave që kanë rrënjë në takimin famëkeq të Brezovicës, aty ku u përcaktuan konturat e një force të re parapolitike që do të përfshihej në jetën institucionale për ta minuar atë nga brenda. Çdo veprim i tyre, nga propaganda deri te dhuna institucionale, ka qenë një mohim i hapur i shtetit dhe i rendit kushtetues.

Rruga e tyre drejt pushtetit ka qenë rruga e dhunës, e instrumentalizimit të tragjedisë dhe e përfitimit mbi gjakun e të tjerëve. Ata zgjodhën të hyjnë në politikë me viktima të vrarë e të vetëvrarë, me sulme ndaj institucioneve dhe me frikësim publik. Krijuan organizatën terroriste “Syri i Popullit”, që kishte në shënjestër liderë politikë të luftës dhe të shtetit, për t’i eliminuar si kundërshtarë politik, për t’i heshtur dhe për t’i zëvendësuar me figurat e veta. Në organizim të saj qëndronin individë me lidhje të hershme me struktura të vjetra të UDB-së dhe me elementë të rekrutuar të BIA serbe, familje jugonostalgjikesh që sot janë kabinetarët e pushtetit.

Në politikë hynë si kamikazë, si instrumente të përdorura nga shërbime e struktura të lidhura me organizata të penalizuara ndërkpmbëtarisht dhe qendra të huaja, të financuar nga fondacione globalistësh si soros.

U promovuan si “ndryshim”, por u shndërruan në agjentë të destabilitetit institucional. E gjithë qasja e tyre ndaj shtetit është ndërtuar mbi logjikën e përmbysjes për të rrënuar çdo gjë që ekziston, për të zhdukur çdo vlerë që e mban këtë shtet në këmbë.

Pas zgjedhjeve të tetorit 2019, qeverisja e tyre zgjati vetëm 52 ditë, dhe kjo nuk ishte rastësi. Ato ditë u shndërruan në një operacion të brendshëm për grumbullimin dhe kontrollin e informacionit shtetëror. Përmes qasjes në softuerët dhe bazat e të dhënave të agjencive e institucioneve, u morën informacione të ndjeshme për personelin dhe strukturat e qeverisjes, duke u krijuar një rrjet i brendshëm survejimi dhe komprometimi. Burime të sigurta pohojnë se në radhët e tyre ndodheshin persona që më parë, përmes kompanive ndërkombëtare, kishin marrë pjesë në procesin e digjitalizimit të arkivave të Serbisë, pikërisht atyre që përmbanin dosje komprometuese për personalitete kyçe të politikës, luftës dhe pavarësisë së Kosovës. Me këtë, shteti u shfrytëzua si mjet për mbledhje dhe manipulim të informacionit, jo si instrument i qeverisjes demokratike.

Ishte pikërisht administrata amerikane që e ndali këtë proces pas 52 ditësh, duke ndërhyrë për të mbrojtur stabilitetin institucional të Kosovës dhe për të parandaluar shndërrimin e shtetit në platformë shantazhi dhe kontrolli politik. Rrëzimi i qeverisë Kurti 1 nuk ishte rezultat i një krize të brendshme, por akt i vetëdijshëm politik nga aleati strategjik i Kosovës – për të ruajtur orientimin perëndimor të shtetit dhe për të mbrojtur demokracinë nga kapja e strukturave që vepronin nën maskën e reformës.

Në zgjedhjet e shkurtit 2021 ata u rikthyen me përkrahje të hapur nga qarqe që punojnë për zhbërjen politike të Republikës së Kosovës. U promovuan si “forcë e re sovraniste”, por në fakt përfaqësojnë projektin më të vjetër të mohimit të shtetit të shqiptarëve në Kosovë.

Synimi i tyre është i qartë: të shpallin të vdekur Republikën, ta paraqesin si një krijesë të dështuara, për ta justifikuar “normalizimin” me Serbinë dhe për ta integruar Kosovën në BE si “pjesë kushtetuese e Serbisë”. Kjo është thelbi i planit franko-gjerman dhe i statutit të Asociacionit, që sot po mbështetet nga qeveria Kurti dhe nga presidentja Osmani.

Ky realitet sot është i dukshëm për këdo. SHBA tashmë i kanë shpallur të pabesueshëm dhe të papranueshëm për bashkëpunim, kanë ndërprerë dialogun strategjik me Kosovën, pas përpjekjes së qeverisë Kurti dhe presidentes së komprometuar Osmani për të sulmuar Gjykatën Kushtetuese dhe për ta vënë atë nën kontroll politik.

Në vend që të ndalen, ata po abuzojnë me institucionet dhe me buxhetin e shtetit ndesh me ligjin përkatës dhe vendimin e Gjykatës Supreme, duke e përdorur qeverinë si shtab elektoral dhe si mekanizëm manipulimi.

Skemat e tyre janë primitive, por të rrezikshme, sepse i deklaruan në rrigë informale nga 100 euro për studentë, ndihma për familje të varfra, pako sociale për vota, e ndërkohë qindra milionë euro zhduken nga buxheti. Kanë krijuar mbi 400 mijë qytetarë që jetojnë nga asistenca sociale, sepse një popull i varfër është elektorat i kontrollueshëm. Kjo është doktrina e partive të majta të dështimit e mjerimit social, që duan ti mbajnë njerëzit të varfër për t’i sunduar lehtë.

Këta abuzues nuk ndalen vetë. Ata janë të shantazhueshëm, të varur, të penguar nga e kaluara dhe të lidhur me sponsorizime politike që shkojnë përtej kufijve të Kosovës. Ndaj, përballja me ta nuk është çështje partie, por e mbrojtjes së shtetit.

Nëse vota nuk mjafton, atëherë duhen aktivizuar të gjitha mjetet ligjore, kushtetuese dhe qytetare për t’i ndalur, sepse abuzimi me shtetin nuk është demokraci, por tradhti ndaj tij.

Republika duhet të shqitet nga duart e atyre që nuk e besojnë.

Kosova nuk ka nevojë për “kamikazë politikë” që shesin patriotizëm, por për njerëz që e mbrojnë shtetin nga shkatërrimi i planifikuar. Ashtu siç veproi administrata amerikane kur e ndali me vendosmëri projektin subversiv të qeverisë Kurti 1 pas vetëm 52 ditësh, edhe sot mbrojtja e Republikës kërkon veprim të njëjtë, ai duhet të ndalet me çdo mjet, me çdo formë dhe me çdo kusht, sepse është projekt për zhbërjen e Republikës. Dhe përballë një projekti politik që synon zhbërjen e shtetit, neutraliteti është bashkëfajësi. Prandaj, misioni kryesor i opozitës, fuhet të jetë mbajtja e kontrollit mbi procesin politik! T’iu dalim zot qytetarëve shqiptarë dhe vullnetit të tyre të dhunuar!

/QendraPress/