RESHITAJ: MBYLLJA TOTALE NUK ËSHTË OPSION I DUHUR

0

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Albena Reshitaj, ka thënë se është për keqardhje që Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, i cili është urgjent nuk po arrijnë të futet në seancë dhe të kalojë, njofton Insajderi.

Këtë koment ajo e ka dhënë në emisionin “Frontal” në T7, teksa shtoi se në seancë mungoi edhe LVV-ja që “konsideroj që prapë s’do ta votojnë dhe mungoi edhe PDK-ja”, tha ajo.

Megjithatë, Reshitaj theksoi se beson se koalicioni i ka pasur votat edhe sot për ta votuar në lexim të dytë ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Ajo tha se vendi po përjeton pandemi dhe kjo nuk është përgjegjësi vetëm e pozitës por e të gjitha partive politike.

“Nuk është përgjegjësi vetëm e pozitës por e të gjithëve, çdo deputet duhet të ndjej mbi supe përgjegjësinë morale mbi këtë çështje”, tha ajo, transmeton Gazeta Express.

“Nesër kemi seancën e rregullt, presim shumë shpejt të kthehet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike”, vazhdoi ajo.

Reshitaj u shpreh se duhet mirëkuptimi i të gjithëve për masat e reja kundër koronavirusit, ndërsa mbyllja totale tha se nuk është opsion.

“Ditë më parë kemi marrë informatë që paralajmërohet mbyllje totale e vendit, kemi reflektuar edhe nga përfaqësuesit tanë qe i kemi në qeveri që nuk është momenti të shkojmë në një epilog në mbyllje totale, konsiderojmë se ka hapësirë për opsione të tjera para se të shkojmë në mbyllje totale”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *