Reshje shiu dhe bore gjatë kësaj jave, këto janë temperaturat.

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e dytë e muajit shkurt do të karakterizohet me mot relativisht të qëndrueshëm.Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se gjatë kësaj jave parashihen reshje shiu dhe bore.Sipas IHK-së, temperaturat do të kenë rritje të lehta në të dy vlerat, sidomos nga dita e mërkurë. “Java e dytë e muajit shkurt do të karakterizohet me mot relativisht të qëndrueshëm, përjashtuar dy ditët e para të javës, ku parashihen reshje shiu dhe bore. Temperaturat do të kenë rritje të lehta në të dy vlerat, sidomos nga dita e mërkurë. Minimalet parashihen të ulen deri -3 gradë, kurse maksimalet parashihen të arrijnë deri 11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s”, ka njoftuar IHK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *