Respekt pa fund për diasporën, por jo për shpifësit që se njohin realitetin e Kosovës- Shkruan;Kastriot Krasniqi-Has

0

Reagim ndaj shpifjeve të kryetarit të  LDK në Gjermani Osman Ferizi.

                   Po e fillojë me një thënie  të vjetër shqiptare se burri  fletë me burrin, Se fjala burrit me  fëmijë  krijon alergji’’.Prandaj, kundërpërgjigja e z. Osmanit ndaj  gjeneral Hisen Berishës , vërtetë  duket shumë patetike  bile edhe dëshpëruese. Pa dashur  të  luajmë rolin e  avokatit  për asgjë, por  këto parulla se SHIK-u është kriminale dhe se ka vrarë  veprimtarë të LDK-së e gazetarë, e sidomos tani kur çlirimtarët që tani  gjenden padrejtësisht  në Hagë, kjo secilin lexues edhe mundet të dërgojë në dehidrim moral . Sepse   nëse  ai i paska të njohur dorasit  duhet urgjentisht ët  vije  e të dëshmojë. Mirëpo me këtë rast  desha të ia kujtojë një deklaratë  të hershme të Komandant Drinit   dhënë po pikërisht në ‘Bota sot’’ në  vitin 2000, kur pohon se  këtu në  Kosovë, ka mbi 34 sigurime të huaja e më i  vështiri është ai i Serbisë. Kjo deklaratë e atij  vizionari jep shumë për të  folur,Kurse deklarata e  gjeneral Hisen Berishës   është  një fakt  i dëshmuar e i ditur  edhe nga të tjerët, Por  ju Osman Ferizi , atje nga  Gjermania   që  keni ikur para lufte e  nuk e keni pa luftën as në tv, e keni lehtë të  shkruani e të deklaroni kaq  pa përgjegjshëm, Por  lufta e çlirimtarëve  është   vetë mrekullia e kësaj bote  për Kosovën, këtë e dinë  të  gjithë  ata që kanë logjikën e të menduarit. Serbia ka vrarë mijëra  burra e gra  , fëmijë e  pleq e ata  ju nuk i përmendni kurrë, por  mundohesh të shpif   gjëra  të paqena  dhe  kërkon të krijon  vetëm ndarje  politike  këtu, Po të kishit qenë në Kosovë e kishit pa  nga afër të vërtetën dhe  do ta kishe ndier  vlerën ashtu  edhe siç  e the se ke  respektuar  gjeneral Hisen Berisha. Ai  është po ai  dhe   e vërteta  siç duket ty po të vret, por ajo është një dhe   një do të mbetet para; ligjit, njeriut dhe  Zotit. Mos  u mundo ta prishësh imazhin  e atyre në diasporë sepse ata  janë pjesë  e këtij atdheu, e ju mos  i helmoni të rinjtë e diasporës  me shpifje  e me gënjeshtra/qenedrapress.,com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *