Restaurohet ‘’Ura e kaltër’’ në Prizren largohen dryrët.
Prizreni çdo viti regjistron mijëra vizitorë nga Kosova e përtej. Përtej bukurive natyrore që ka Prizreni, shumë çifte vendosnin dryrë tek “Ura e Kaltër e Dashurisë” me qëllimin që të përjetësohet dashuria e tyre. Por këtë të mërkurë është bërë largimi i këtyre dryrëve.Klan Kosova shkruan se kjo urë i është nënshtruar restaurimit e për këtë arsye është bërë edhe largimi i “betimit” të shumë çifteve me anë të dryrëve. Nuk dihet nëse pas restaurimit këta dryrë do të kthehen në vendin që ishin.