Retorika populiste, si mbrojtje nga dështimet dhe abuzimet –Shkruan;Hisen BERISHA, Deputet i Parlamentit të Kosovës.
Albin, në vend që të arsyetohesh me kufizimet e trashëguara nga Hashim Thaçi, bëhu zot i vendimeve të mëdha që mund të marrësh sot. Hashim Thaçi e çliroi Kosovën, e bëri shtet dhe e ndërtoi ushtrinë e Kosovës. Ai e hoqi mbikëqyrjen ndërkombëtare dhe kufizimet kryesore mbi sovranitetin tonë. Sot, ti ke mundësinë të heqësh kufizimet e vogla që kanë mbetur dhe të përforcosh sovranitetin e vendit. Mos e përdor të kaluarën si justifikim për të mos vepruar. As mos lidh marrëveshje të reja për autonomi me Serbinë si ajo e Brukselit. Koha është të tregosh lidership, të sigurosh kontroll të plotë në veri dhe të mbrosh integritetin territorial të Kosovës./www.QendraPress.com/