Rezultati i arritshmërisë në test këtë vit është 57.1 përqind
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka publikuar rezultatet e Testit të Arritshmërisë, të cilit i janë nënshtruar rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta në të gjithë Kosovën.Siç bëhet e ditur në njoftim, rezultatet tashmë janë shpërndarë në shkolla dhe këtë vit, rezultati i arritshmërisë në test është 57.1 për qind.“Testi i mbajtur më 28 maj, është organizuar në tri gjuhë: amtare, boshnjake dhe turke dhe është mbajtur në 156 qendra të testimit”.Në këtë proces MASHTI njofton se kanë qenë të angazhuar mbi 460 komisionerë dhe afër dy mijë e 200 administrues./insajderi/qendrapress/