Rifat Jashari: Kënaqësi ta shoh të rreshtuar Ushtrinë e Kosovës

                   Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari ka thënë sot se ndjen kënaqësi kur e sheh Ushtrinë e Kosovës. Këtë deklaratë ai e dha në ceremoninë e rreshtimit të Njësive ushtarake të FSK-së për Epopenë e UÇK-së. “Gjithmonë do të jemi bashkë dhe do të jemi krenarë, liria e mund edhe dhimbjen e të tjerat. Është kënaqësi kur e shoh Ushtrinë e Republikës së Kosovës të rreshtuar, duke falënderuar Zotin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe gjitha shtetet mike që ne e arritëm 14 vjetorin e pavarësisë dhe kjo do të qëndrojë sa të ketë jetë populli kosovarë ‘denbabaden’”, tha mes tjerash ai.