Rikthehen reshjet e shiut dhe të borës në Kosovë
Pasi ditët e para të muajit mars u shoqëruan me mot kryesisht të ngrohtë, i ftohti me reshje shiu e bore është rikthyer në tërë vendin.Sot vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët dhe me kushte për reshje shiu dhe bore, deri sa në viset e larta parashihet të bie vetëm borë.Temperaturat do të shënojnë ulje për 8-10 gradë celsius, sidomos ato maksimalet derisa minimalet do të shënojnë rritje të lehta.Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s