Rikthehet i ftohti dhe bora: Ky është parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nga 21 shkurti deri më 25 shkurt, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius.Sipas këtij instituti, nga dita e martë i gjithë vendi do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.“Kjo situatë nuk do të zgjasë por do të krijohen kushte për reshje shiu dhe bore në viset e ulëta dhe mesatare, kurse në viset e larta parashihen reshje bore. Temperaturat do të bien në mesditë deri në 5 gradë”, thuhet nga ky institut.