Rikthehet moti i ftohtë, ky është parashikimi për 5 ditët e ardhshme
Në fundjavë pritet të rikthehen temperaturat e ulëta, shkruan Prishtina Weather.Ky është parashikimi i plotë për 5 ditët e ardhshme:Deri të premten më ngrohtë e me diell. Në fundjavë sërish mot i ftohtë, me të reshura shiu, e viseve malore borë.
13.04.2022 – Mot i qëndrueshëm, kryesisht me diell dhe më i ngrohtë, paraqitet edhe ditëve vijuese, me temperatura që rritën ndjeshëm ditën e premte.
Përgjatë fundjavës, vranësirat fillojnë të shtohen nga dita e shtunë, derisa edhe nga veriu depërtojnë masa të ftohta ajrore, që zbresin temperaturat ndjeshëm nën mesatare. Ditën e shtunë në mbrëmje dhe të dielën kohëpaskohe edhe priten mundësi për reshje lokale shiu, derisa ditën e diel të reshura bore më shumë priten në vise malore. Edhe dita e hënë mbetet e ftohtë, e kryesisht me vranësira, e në zona malore me reshje bore.Cilësia e ajrit në shumicën e vendit mbetet në vlera të pranueshme, e gjatë ditës kalon edhe në indeks mesatar, me rritjen e koncentrimit të ozonit sipërfaqësor, derisa orëve të mbrëmjes kohëpaskohe kalon edhe në vlera të dobëta shkaku i rritjes së grimcave të materies.
14.04 – Kthjellët dhe me diell, më ngrohtë.
15.04 – Më ngrohtë e kryesisht me diell.