Rikujtim-Përparim Thaçi mbetet legjendë për atdhedashuri e për liri në kujtesën e gati pas tri dekadave…..

Përparim Thaçi i lindur më 30 gusht 1976 në Landovicë të Prizrenit, Përparimi rritet në një familje ku edukohet me frymën kombëtare nga i ati Ali dhe nëna Setkije si dhe axhallarët atdhetar Avdiu e Shaniu, njëri nga ata që në celulat e para të përgatitjes për liri ushtronte ‘’Hamalleve’’ dhe vetvetiu frymëzonte nipin e tij që se si duhet të mbrohesh në rast nevoje . Pa lënë mënjanë shkollën, ku që i vogël dallohet në mësime,në Landovicë e Arbanë,Përparimi nis të kultivojë edhe pasionin për lojën e bukur të futbollit i prirë nga babai Aliu ,që atëbotë ishte jo vetëm simpatizantë, por, dhe njëri nga anëtarët e kryesisë së Klubit’’ Liria’’ ku ishte shok i Ramadan Susurit , Agim Krasniqit e të tjerëve. Me të ishte në bashkëshoqërim edhe Faik Berisha, po kështu një djalosh nga Landovica.
Vitet ’90 janë të vështira në Kosovë. Represioni serb sa vinte shtohej andaj edhe loja e futbollit ndalohet, por ata vazhduan edhe me Beqir Hoxha, ata bënin ushtrime që do të ju duhej edhe në futboll edhe përgatitja për luftë. Sado që përshkallëzohej jeta kur në Prizren të rinjtë ishim aktiv sidomos në organizimin demonstratave me moton; UÇK, UÇK. Organizime të tilla organizoheshin dhe në ‘’Shadërvan’’ të Prizrenit. Pasi unë isha edhe zëdhënës i degës që atëbotë ishte një llojë funksioni si në shaka Përparimi Nagip Morina , Osman Çerreti e Faik Berisha rrinin gjithmonë afër meje dhe bënin shaka se po të ruajnë mos me të vranë Serbija. Tani më ishin aktiv dhe organizator Unioni i studentëve të SHLP’’Xhevdet Doda’’bashkë ishin të thuash të pandarë,;Behare Tafallari, Jehona Krasiniqi, Leonora Krasniqi, Nijazi Kryeziu , Bilbil Duraku, Përparim Thaçi,Dëfrim Rifaj, Sejdi Bellanica, Aqif Iliazi dhe të tjerë …. Pasi veprimtaria e këtyre tashmë ishte bërë një lloj idoli në qytet në diskutim me kryetarin degës së LDK-së Eqrem Kryeziu iu lejua një lokal brenda zyrave të LDK-së të punojnë ata. Veprimtarinë e tyre atëbotë e ndihmonim un e veqanrisht Mehmet Thaçi dhe stafi i shtypshkronjës ‘’Grafix’’ .Derisa një ditë isha aty vije në punëtor i sigurimit shtetëror serbë dhe e kërkon Unionin e studentëve, por e akcenton emrin e Përparimit, Njaziut dhe Dëfrimit.
Pas kësaj në zyrë vije edhe nënkryetari i degës Salajdin Braha e vetëm pak më vonë edhe Osman Çerreti. Pasi u bënë të tre, bashkëbiseduam dhe pasi Përparimi me disa djem të Landovicës si Nagip Morina, Faik Berisha veç kishin krijuar lidhjet me shtabin e UÇK-së të Drenocit, e thërrasim Përparimin në nën gjellëtore në’’Tabahane’’ dhe i themi mos të vije më në zyrë po të mobilizohet. Ai që atë natë shkon në mobilizim dhe uniformim të plotë të UÇK-së në shtabin Drenocit . Përparim Thaçi la ndërresën e Lirisë indeksin e SHLP-së dhe i bashkohet forcave të UÇK-së në fshatin Drenoc ,
Me 27 maj, pa mbushur akoma 22 vjeç, bëhet pjesë e përjetësisë, kur bashkë me shokët ;Feim Gashi dhe Sakip Bellaqa bien dëshmorë pas një beteje mes fshatrave Fortesë dhe Xërxë në Komunën e Rahovecit. Kështu edhe bëhet dëshmori i parë i Komunës së Prizrenit,ai mbete legjendë e lirës së Kosovës./Q.THAÇI/QendraPress/