Rikujtime lufte -Nga kujtimet e përgjumura;Shkruan: Bashkim Hoxha, ish luftëtarë i UÇK-së dhe analist politik
Pjesa X:
Shtiqëni është një fshat në rrethin e Kukësit. Shtrihet rrëzë malit të Gjallicës.
… me të arrritur në shtëpinë e Agron Axhamit, oficerit me të cilin do të bisedonim për çështjen e angazhimit të tij të drejtëpërdrejtë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Mësuesi lëshon një zë thirrës për të zotin e shtëpisë. Nuk vonoi shumë doli Agroni. Na ftoi të hynim brenda. A dalim në ndonjë lokal?- propozova unë. Në asnjë mënyrë! – qe reagimi i Agronit ! Ju më keni ardhur në shtëpi si miq, as mos e diskutoni hyni brenda. E kapi Hajdinin për krahu për t’i bërë me dije se nuk mund të shkonim askund pa hyrë brenda. Ata njiheshin prej kohësh, ishin dhe miq. Pas përshëndetjeve sipas zakonit të ne shqiptarëve, e zonja e shtëpisë Myrvetja – pa u vonuar na solli tre kafe dhe tre lëngje të vendosura në një tabak. Mendova me vete: edhe sikur ta porosisja një gjë të tillë (kafenë e shtëpisë) s’ka si të ndodhte më mirë. Kisha kohë pa e shijuar atë lloj kafeje që përgatitet në xhezve me të cilën isha mësuar që nga mosha e rinisë sime duke mos hequr dorë asnjëherë nga ajo lloj kafe; edhe sot e kësaj dite e përdori mbase duke e tepruar ndonjëherë.
***
Myrvete Axhami, bashkëshortja e Agronit, një zonjë tipike shqiptare në kuptimin e traditës mikëpritëse, një grua e fortë, intelektuale dhe e përmbajtur që foli shumë pak e me një takt tipik të odave pleqnarësh të mençur. Besoj i kujtohet lexuesit të nderuar ky emër, është gazetarja dhe kronikanja që raporton për RTK’në nga Prizreni dhe vende të tjera; nuk e di nëse zonja një fjalë punon edhe për ndonjë medium ë tjetër. Ka kohë se kam kam takuar Agronin, andaj nuk dijmë shumë për njëri-tjetrin.
*****
Mësuesi pasi më prezentoi me Agronin, i foli në disa pika shkurtëra për mua dhe i hyri menjëherë temës për të cilën kemi vajtur atje. Me thënë të drejtën shpeshherë ndihem në siklet kur në ndonjë ndeje më rastis të bëhem temë ose kur më “lavdëron dikush ” . Mësuesi me siguri e dinte këtë anën e papëlqyeshme nga ana ime, njihemi që kur kemi filluar të ecim si fëmijë krejtësishtë të vegjël, prandaj nuk e zgjati shumë.
***
Mësuesi: shoq (Agronit), ne kemi ardhur të bisedojmë për një punë në lidhje me çështjen e luftës,
Agroni: Hajdin ti e di që unë kam qenë në shtab për të kërkuar të më aktivizojnë për të shërbyer në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (në luftë),
Mësuesi: e di e di or shoq, prandaj i propozova Bashkimit të vijmë tek ti e të bisedojmë edhe njëherë për këtë punë. Si i ke mundësitë tani ?
Agroni: mos u lodh bre burrë për mundësitë e mia ! E kam menduar mirë këtë punë ; a e kupton? Thjesht kam shprehur gatishmërinë time për të qenë pjesë aktive e UÇK’së. Po nuk e di pse më thanë të prisja përderisa Kosova ka nevojë për luftëtarë. Nuk më duroher të dëgjoj lajme të tmerrshme çdo ditë nga atje ! Njerëzit të pafajshëm po vriten, po masakrohen, po dhunohen e po dëbohen nga shtëpitë e veta ! E unë çka do të bëj këtu ? Më duket vetja i pavlerë nëse nuk më jepet mundësia të bëhem njëri nga ushtarët e Kosovës – a më kuptoni ?
Unë: (për disa çaste nuk nxora zë prej goje, vetëm po sodisja Agronin kah fliste me një dozë të theksuar emocioni kur përmendte vrasjet e njerëzve në Kosovë.)
Mësuesi: e di or shoq e di që je i gatshëm, të njoh unë ty, po e jona është të të pyesim, e jotja është ta thuash fjalën tënde.
Myrvetja: (nuk fliste , vetëm po dëgjonte muhabetet që bëheshin në mes tyre),
– Agroni: si thua or mik?- më drejtohet mua. Do të fitojë Kosova a po si do të shkoj kjo punë ? Me gjasë deshi të më aktivizonte në muhabet ndoshta i dukej se mbeta disa anash.
– Unë: rruga jonë është njëkahëshe, Kosova tashmë e ka marrë drejtimim e saj, është rrugë pa kthim. Djemtë dhe vajzat shqiptare anambanë Kosovës po luftojnë pa ndalë, pa e marrë parasysh çmimim e jetërave të veta.
Agroni: i lumtë pushka, vërtetë janë heronjë ata, e lum Kosova që i ka ,
Unë: ashtu është, janë nga djemtë, vajzat, burrat dhe gratë më të mirët që ka Kosova,
Agroni: (shikon kah mësuesi) si po ja bëjmë ? A do të më aktivizoni në luftën e Kosovës ?
Mësuesi: ne për atë punë kemi ardhë, po presim përgjigje prej teje,
Agroni: Hajdin, unë njëherë kam folë, nuk dua të flas dy herë. Nëse keni ardhë të ma thoni se unë mund të kyqem në luftën e Kosovës, ma thuani qartë, atë fjalë po e pres,
Unë: po, Agron. Ne kemi ardhur për të pyetur nëse je gati të aktivizohesh. Mua më ka treguar Hajdini, andaj e pata një pasqyre të qëndrimeve të tua para se të vinim këtu,
Myrvetja: (tundi kryet në formë pohimi). Kosovës i duhen sa më shumë luftëtarë, Agroni është oficer, e ka moshën e duhur (35 vjeç), ai besoj mund ta japë kontriburtin e tij si profesionist,
Më besoni miq, unë e humba për disa çaste ekuilibrin në ato momente. Ende emocionohem kur më kujtohen të tilla raste madje edhe tani kur po i shkruaj këto radhë: mendohem si ka mundësi vallë? – një grua e re, ta miratonte aq me lehtësi si diçka jo shumë të madhe shkuarjen e burrit, babain e dy fëmijve 9 dhe 6 vjeç në luftë. Zoti i madh bën mrekulli kur ai dëshiron. Myrvetja ishte vet mrekullia që i kishte rënë për fat ta kishte për bashkëudhëtare të jetës Agroni.
*****
Brofi në këmbë, i kërkoj zonjës së tij xhupin dhe na pyeti: a po nisemi ? Ai veshi xhupin dhe dolëm së nga shtëpia, u përshëndetëm me zonjën Myrvete, hipëm në makinë për të marrë drejtimin e Kukësit. Agroni me siguri do ta ketë ka diskutuar në mënyrë bindëse me familjen se kyqja në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës është një veprim që duhet ndërmarrë. Ata ishin të përgatitur për atë punë. Atdhetarët kështu janë, dalëzotesit e atdheut nuk ngurrojnë që me gadishmërinë e tyre të shkojnë drejtë sakfrificës.
Vijon/www.QendraPress.com/