Rimbursohen fermerët prizrenasit, varësisht nga lloji i kultivimit
Si rezultat i përzgjedhjes së furnitorëve, të cilët kanë ofruar materiale me çmime më të volitshme për cilësitë e kërkuara, Caritasi Zviceran në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, fermerëve përfitues të granteve për kultivimin e mjedës, dredhëzës, boronicës dhe bimëve mjekësore aromatike, ka vendosur që të rimbursojnë fermerët varësisht nga lloji i kultivarëve dhe granteve.
– 3 përfitues për kultivimin e boronicës nga 10 ari janë rimbursuar secili nga 209 euro
– 2 përfitues për kultivimin e dredhëzës nga 10 ari janë rimbursuar secili nga 103 euro
– 4 përfitues për kultivimin e dredhëzës nga 20 ari janë rimbursuar secili nga 207 euro
– 2 përfitues për kultivimin e mjedrës nga 10 ari janë rimbursuar secili nga 117 euro
– 1 përfitues për kultivimin e bimëve mjekuese nga 10 ari është rimbursuar me 40 euro.