Rinia Prizrenit,e kërkon Skënderbeun ne sheshin’’Shadërvan’’.

Prizreni, tashmë është në renovim e ri të sheshit më të dashur për Prizrenin dhe ata që  vizitojnë ‘’Shadërvanin’’,mirëpo shumë të rinj  të  frymëzuar nga çerek shekull i lirisë  pra në  25 Vjetorin e çlirimit të  Prizrenit, kanë edhe  një kërkesë fondamentale siç e quajnë ata, kërkojnë  /në  formën siç, e sheh kjo foto/,të vendoset busti i heroit tonë kombëtar Skënderbeu. Kështu kërkojnë të rinjtë;Blerim Berisha, Arbër Latifi, Besa Gashi, Miranda e Vjosa Morina,Adritë Mehmeti, dhe një numër i madh të rinjsh. Ata thonë se në të  gjithë  kryeqytete e botës,janë të vendosur heronjtë  kombëtar si në ;Tiranë e Prishtinë, apo heronj  kombëtar  të  shteteve si ne  Londër, në Varshavë, në Bruksel,në Paris  e kudo tjetër. Prandaj, pse mos të  ketë  Prizreni, kur është  kryeqyteti shpirtëror i të  gjithë  shqiptarëve  e të mungojë  shtatorja e heroi kombëtar !!!!, Kjo është domosdoshmëri nëse tani nuk realizohet herët a vonë kjo do të ndodhe  pohojnë  shumë të rinj  .Pranë shtatorja e Skënderbeut kërkohet të vendoset në ‘’Shadërvan’’, e kur të vizitohet ky qytet të ketë identitetin e një kryeqyteti shpirtëror. Kjo kërkesë  padyshim se është edhe  kërkesa e sa ardhmes,sepse  politika tjera   vijnë e shkojnë, por jo figura kombëtare e heroi Skënderbe./www.QendraPress.com/