Rinis mësimi në Shqipëri
Nxënësit i janë kthyer shkollës pas pushimit dimëror në Shqipëri, transmeton Insajderi.Ndonëse në situatë pandemike, procesi mësimor në Shqipëri nisi më herët se në Kosovë, ndërkohë që në shkolla do të respektohen rregullat e vendosura nga Komiteti Tenik për distancim fizik.Mirëpo, procesi mësimor për vitin 2021 duket se nuk ka nisur edhe aq mirë. Nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Europa” në Elbasan, kanë bojkotuar mësimin. Shkak për këtë është bërë mungesa e ngrohjes në ambientet e institucionit, raporton Oranews.Prindërit dhe nxënësit kanë dalë me pankarta në duar, teksa kërkojnë zgjidhje për këtë problem.“Kam shumë ftohtë. Nuk shkruaj dot. Vij nga shtëpia me xhup, me shall, me dorashka dhe nuk shkruaj dot. Pavarësisht se s’ka bërë shumë ftohtë deri tani, do të bëjë. Kemi kaluar 5-6 vite pa ngrohje. Duam ngrohje dhe kjo është thirrja kryesore”, shprehet njëra prej nxënësve.Sipas tyre shkolla ka thuajse 3 vite që nga koha kur kaldajat kanë dalë jashtë përdorimit dhe pavarësisht thirrjeve të tyre, Bashkia e Elbasanit nuk ka marrë masa