Rinis vaksinimi kundër COVID-19 në Kosovë
Procesi i vaksinimit kundër Coronavirusit pritet që sot, e mërkurë, të rinisë pas arritjes së katër mijë e 680 dozave të vaksinës Pfizer/Biontech, njofton Insajderi.Ky kontingjent i vaksinave është pjesa e parë nga 95 mijë doza të cilat Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në vaksinimin kundër COVID-19.Me rekomandim të Komitetit për vaksinim kundër COVID-19, këto doza të vaksinës Pfizer/Biontech do të përdoren për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit për arsye shëndetësore për çka duhet të kenë dëshmi.Vaksinimi do të rifillojë me punëtorët shëndetësorë nga e tërë Kosova, të cilët do të vaksinohen në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00, njofton Ministria e Shëndetësisë./