Rohde “thumbon” Kurtin: Na duhet një burrështetas e jo një që flet për luftë gjithë kohën

                                     Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde dhe ai i Francës, Olivier Guerot, kanë konfirmuar se ka ftohje raportesh mes Qeverisë së Kosovës dhe BE-së.Ata deklaruan se këtë ia kanë thënë edhe kryeministrit Kurti, që nëse nuk dëgjon këshillat e miqve, atëherë ai është duke ecur vetëm.Ambasadori gjerman deklaroi  se kancelari Scholz, presidenti Macron e kryeministrja e italiane, i kanë shkruar  Kurtit duke i kërkuar që t’i dëgjojë këshillat. Por, ai tha se kjo nuk ka ndodhur. “Nuk është mirë që të ecet vetëm. Që nga viti 1999, kemi qenë përkrah Kosovës dhe Gjermania i ka dhënë edhe një shtytje në Këshillin e Evropës. Si mund të ecë përpara Kosova nëse kemi ftohje raportesh, prandaj ato duhet  përafrohen sërish”, tha Rohde në intervistën të përbashkët me ambasadorin francez, për RTK-në, përcjell gazeta Online Reporteri.net.Sipas tij, është e qartë se sot ka ftohje raportesh me Qeverinë e Kosovës.“Ne bëjmë kërkesa e ato nuk dëgjohen, e kjo nuk i ngroh raportet tona prandaj na duhet një burrështetas e jo një që flet për luftë gjithë kohën”, tha Rohde.Edhe ambasadori i Francës tha se Kosova duhet të jetë më praktike dhe konstruktive.“Besoj që Qeveria e Kosovës do të mund  të na dëgjonte më shumë që të jetë me pak e vetmuar, kemi qenë miqtë më të mirë dhe besoj që do ta vazhdojmë të jemi”, tha ambasadori francez.