Roja e sigurisë për pacientët nga Gjilani që vdiqën në Shqipëri: Iu thash mos i konsumoni kërpudhat

0

                                Helmimi i tre familjarëve nga Kosova që ndërruan jetë pas helmimit nga kërpudhat në Shqipëri ka bërë që në zonën rezidenciale në Gjirin e Lalëzit, policia të nisë hetimet për të mësuar shkakun e plotë të vdekjes së tyre. Dëshmi kyçe deri më tani në zbardhjen e kësaj ngjarje është ajo e rojes së sigurisë së kësaj rezidence. Ai i ka thënë grupit hetimor se i ka parë tre familjarët duke u futur në banesë me një qese me kërpudha të cilat janë helmuese. Ai është shprehur se u ka thënë atyre të mos i konsumojnë. Ndërkohë deri më tani janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë pasi duke qenë se është zonë rezidenciale të gjitha godinat janë të monitoruara me kamera. Djali i çiftit që ndërroi jetë deklaroi dje për mediat se është absurde të dërgohen në shtëpi vetëm me ilaçe tre pacientë me simptoma të njëjta pa kryer asnjë analizë. Ai gjithashtu theksoi se është e dyshimtë pse ka ngordhur edhe qeni i familjes, kur ai nuk ka konsumuar kërpudha pasi ka ushqimet e tij të veçanta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *