Rrahim Ademi dhe 38 vezirët e Perandorisë Osmane- Shkruan;Prof.Arif Kabashi

                   Gjatë periudhës 500 vjeqare Perandorinë Osmane e kanë udhëhequr 43 vezirë- kryeministra, nga të cilët 38 ishin shqiptarë.Kontributi i tyre pë perandorinë ka lënë gjurmë historike, por për popullin të cilit i takonin nuk bënë bash asgjë, ndërsa që ne jo në pak raste folmi me repekt për ta. Edhe në luftën e Kroacisë e të Bosnje Hercegovinës për pavarësi luftuan mëse 2000 shqiptarë (për çlirimin e Kosovës vetëm 15.000) prej të cilëve disa bënë edhe emër si Fehmi Lladrovci, Agim Ramadani, Bislim Zyrapi, Agim Çejku, Rrahim Ademi etj. Një ndër më të dëgjuarit prej tyre Rrahim Ademi në luftën çlirimtare të Kosovës nuk dha asnjë kontribut, dhe askush deri më tash nuk ja përmendi dhe nuk e gjykoi. Gjenerali në një emision në RTK ishte shumë konfuz bile edhe gjykues për moskontributin e tij. Ai së pari u arsyetua se ishte i akuzuar nga Gjykata e Hagës dhe mund të arrestohej sapo të largohej nga Kroacia. Ndërsa më vonë dha arsyetime të tjera se smund të hynte në Kosovë nën komandën e Agim Qejkut(se ishte më i pa aftë) e të Sylejman Selimit po. I dashur Rrahim, Fehmi Lladrovci, Agim Ramadani, Bislim Zyrapi, Agim Çejku e dhjetra heronjë të gjallë e të vdekur nuk e kishin dertin ta vetvlersonin vehten për të mos ju bashkangjitur Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së që kishte marrur përgjegjësinë e çlirimit të Kosovës. Ju mund ta keni tërë lavdin e një gjenerali të ushtrisë kroate, po aq sa edhe 38 vezirët shqiptarë të Perandorisë Osmane, por kontributi për kombin e juaj është zero. Pas Rrahim Ademit në shtypin ditor (sidomos në Bota Sot) vërshuan në mbështetje të Rrahim Ademit e sulme ndaj ushëheqësve të UÇK-së për ndarjen e Veriut të Kosovës. Këta qyqar e sabotues të kohës së luftës çlirimtare edhe atëherë e kishin mundësinë të marrin lavdin e çlirimtarit, por e kanë edhe sot. Veriu qaty është, ndërsa kushtet për tu organizuar nën komandën e Rrahim Ademit, Naim Miftarit apo të tjerëve janë shumë më të mira se kur u formua UÇK. Për këta vajtues të fatit të Veriut të Kosovës, edhe sot më 2022 në kufirin Vermicë-Morinë do të ishin milicia e Serbisë./qendrapress.com/