Rrahman Jasharaj nuk e lëshon fronin, zgjidhet për herë të tretë në krye të SBASHK-ut
Rrahman Jashari është rizgjedhur kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës.Zgjedhja e tij është bërë me 121 vota.Kundërkandidat i Jasharit ishte Emrush Ahmeti.për dy mandate për sa pati përballë disa kryeministra, Jasharaj ka arritur të bëhet kryesindikalisti më i zëshëm në vend.Në një moment madje e pati ftuar edhe kryeministrin aktual, Albin Kurti që të bëhet pjesë e SBASHK-ut.Veçse kështu shefit të qeverisë i ishte përgjigjur në vlerësimin e këtij të fundit se, sikur në politikë, ndryshime duhet të bëhen edhe në organizimet sindikale.“Nëse aq shumë i duket atraktive sindikata ka të drejtë të anëtarësohet në SBASHK, pastaj e fiton të drejtën të kandidohet, do të jetë kundërkandidat i imi, nëse anëtarësia e voton unë ia bëj ‘përhajër’ e atëherë le ta udhëheq edhe qeverinë edhe sindikatën. Do të jetë rasti unik që një kryeministër po i udhëheq edhe sindikatat. Në të kundërtën, le ta udhëheq qeverinë, ne nuk i përzihemi dhe asnjëherë nuk kemi tendenca për të krijuar probleme të mëdha”, kishte deklaruar Jasharaj.