Rrahman Jasharaj: Qeveria po synon t’i shuaj sindikatat, 2023-ta vit i vështirë për arsimin
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) Rrahman Jasharaj, ka thënë se viti 2023 ka qenë një vit i vështirë për sektorin e arsimit, kësaj vështirësie sipas tij, i ka paraprirë edhe mungesa e dialogut me nivelin qendror.
Jasharaj ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, ka një qëndrim të gabuar ndaj sindikatave dhe se ekzekutivi është angazhuar që t’i shuaj sindikatat.
Ai tha se pavarësisht që SBAShK-u gjatë gjithë kohës ka insistuar që të ketë takime me ministren e Arsimit, e njëjta asnjëherë nuk iu është përgjigjur kërkesave të tyre.
“Viti 2023 ka qenë tepër i vështirë për ne, ka munguar në tersi dialogu pa fajin tonë. Letra e letra i kemi dërguar zonjës Nagavci dhe nuk i kemi dërguar letra për të pirë kafe më të por për tu ulur sepse ne i kemi njerëzit tanë në shkolla, i kemi kryetar dhe ata na informojnë për çështjet në shkolla. Nagavci nuk ka gjetur as një herë kohë me arsyetimin se ka shumë angazhime dhe unë po them prej shtatorit të viti të kaluar e deri në dhjetor e kemi pasur menzi një takim 15 minutash solemn për hir të zëvendëspresidentit të Sindikatës së Mësuesve të Amerikës dhe e kemi pasur një takim me zv.ministrin, por ai takim ishte pa ndonjë përmbajtje të madhe. Mungesa e takimeve jo vetëm me ne por edhe me prindër ka ndikuar dukshëm në këtë”, tha ai.
Kryetari i SBAShK-ut ka thënë se punëtorët e arsimit, por edhe të sektorëve të tjerë pavarësisht se ishin të zhgënjyer me Ligjin për paga, ata janë zhgënjyer edhe më shumë kur Qeveria ka vendosur që koeficienti për paga të rritet për vitin 2024 nga 105 sa ishte në 110 dhe jo sa ishin kërkesat e sindikatave që koeficienti të ishte së paku 130 euro.
“E keqja tjetër është se punëtorët e arsimit dhe jo vetëm, por edhe në sektorët tjerë kanë pritur më shumë nga Ligji i pagave dhe është krijuar një zhgënjim paraprak. Zhgënjimi u shtua dhe morri forcë e zjarr me vendimin me 105 të kalohet në 110, përkundër kërkesave të BSPKS, por edhe SBAShK-ut që ajo të jetë një vlerë së paku 130, jo për tu bërë të pasur mësuesit por ti përballuar më lehtë sfidat e jetës dhe për tu hetuar një ngritje pak më e mirë e pagave. Por fatkeqësisht me këtë vendimi këmbëngulës, e të ngurosur të qeverisë Kurti, të dy personazheve kryesore Kurti-Murati vlera u tha se do të behët 110, që për sistemin arsimorë do të bëhej një ndryshim irritues, nënçmues pothuajse 28 deri 29 euro dallim paga e janarit me pagën e dhjetorit”, tha ai.
Jasharaj tha se Qeveria e Kosovës është duke mbajtura qëndrim të gabuar ndaj sindikatave të të gjitha sektorëve. Sipas tij, Qeveria edhe është angazhuar që t’i shuaj sindikatat.
“Për mua dhe me një mijë e një qind argumente situatën e kemi të tillë, jo vetëm në arsim por edhe në sektorët e tjerë me fajin e qeverisë Kurti, me qëndrimet shumë të gabuar ndaj sindikatave. Sepse kur ka qëndrim të gabuar ndaj sindikatave do të thotë qëndrimi është ndaj të punësuarve në sektorin publik dhe të gjithë të punësuarit në sektorin publik janë punëtor të shtetit. Madje unë kam bindjen, Kurti dhe qeveria fillimisht kanë bërë gjithë angazhimet për shuarjen e Sindikatave. Ky argument është i argumentuar sepse zotëri Hekuran pa analiza i shleu të gjithë anëtaret e sindikatave, tha ky proces edhe pse është me ligj nuk vlen më kush të dojë për tu bërë anëtar e për ta ja ndalur kuotën që është obligative me ligj le të regjistrohet në e-Kosova duke shpresuar që njerëzit kanë dal paksa të zhgënjyer nga greva duke shpresuar se kanë zhgënjimi edhe me ligjin e pagave dhe nuk do të regjistrohen. Hekuran Murati me gëzim do të priste që të mos arrihej sipas ligji së paku 10 për qind t’i kesh anëtarë në sektor dhe të delte dhe të shpall se sindikata nuk ekzistojnë se nga se ligji thotë se për të ekzistuar një federatë duhet ti ketë të anëtarësuar së paku 10 për qind të punësuarve në atë sektor”, tha ai.
Jasharaj: Qeveria po synoi t’i shuaj sindikatat, 2023-ta vit i vështirë për arsimin
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) Rrahman Jasharaj, ka thënë se viti 2023 ka qenë një vit i vështirë për sektorin e arsimit, kësaj vështirësie sipas tij, i ka paraprirë edhe mungesa e dialogut me nivelin qendror.
Jasharaj në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, ka një qëndrim të gabuar ndaj sindikatave dhe se ekzekutivi është angazhuar që t’i shuaj sindikatat.
Ai tha se pavarësisht që SBAShK-u gjatë gjithë kohës ka insistuar që të ketë takime me ministren e Arsimit, e njëjta asnjëherë nuk iu është përgjigjur kërkesave të tyre.