Rrahman Jashari: Mësimdhënësit kërkojnë nga 100 euro shtesa në muaj sikurse mjekët dhe policët
Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, është shprehur se punëtorët e arsimit janë duke kërkuar që të trajtohen njësojë sikurse mjekët dhe policët sa i përket ndihmës me mjete në periudhën e pandemisë.“Punëtorët tash po kërkojnë që ashtu siç u veprua me të tjetër – si maltelbardhët dhe policinë, të ketë mbështetje edhe për personelin arsimor.
Kërkesa është që të veprohet si me policinë edhe me arsimtarët dhe të kenë mbështetje prej 100 euro në muaj, edhe për rrezikshmërinë”, është shprehur Jasharaj.
“Kemi numër të madh të të prekurve. Shërimi ka kushtuar goxha shumë. Me 30 dhjetor kemi pasë takim me Ministrin Ramë Likaj dhe i kemi treguar se kërkesat janë nga punëtorët e arsimit. Presim takim me kryeministrin, presim të jetë javë aktive dhe të gjendet mundësia që edhe punëtorët e arsimit ta kenë një mbështetje”.
Jasharaj ka thënë se presin përgjigje pozitive nga Kryeministri Avdullah Hoti që t’i presë në takim.“Uroj qe edhe kontrata kolektive të nënshkruhet javën e ardhshme. Në komunikim me kolegët janë shtuar kërkesat që të ndihmohen punëtorët e arsimit dhe nëse prolongohet kontrata kolektive atëherë këshillimi drejtues i SBASJK mund ta obligojë stafin që të shkojmë me veprime sindikale”.
Bottom of Form
Parashikon analisti: Pas zgjedhjeve mund të kemi koalicionin Vetëvendosje-PDK
Njohësi i çështjeve të politikës, Arton Demhasaj thotë se në rast të fitimit të një numri të madh të deputetëve nga Vetëvendosje, atëherë mund ta shohim në koalicion VV-AAK.
Por në rast se Vetëvendosje do të merr më pak deputetë atëherë, Demhasaj thotë se do obligohet të bëjë koalicion me PDK-në për shkak të stabilitetit që i duhet stabilitet.
“Duke marrë parasysh situatat e kluara për shkak të koalicioneve të brishta e qeverive jo stabile, mendoj që partitë politike do tentojnë të krijojnë koalicione të qëndrueshme, që të kenë numra të mjaftueshëm që të mbahet qeveria gjallë. Kjo varet edhe nga rezultati i zgjedhjeve, nëse VV merr një numër të madh të deputetëve së bashku me iniciativën e Vjosa Osmanit atëherë mund ta marrin në koalicion një parti më të vogël si AAK. Nëse VV merr më pak deputetë atëherë kanë me u obligu me kriju koalicion me PDK-në që me pasë stabilitet Qeveritar që të mund ta zgjedhin edhe presidentin“, deklaroi Demhasaj në një intervistë për Gazeta Blic.