Rrahmani i alarmuar me rënien e popullsisë, i përmend miliona eurot “për shkatërrimin e familjes”
Eman Rrahmani, deputet i VV-së, ka shkruar një lidhje me rënien e numrit të përgjithshëm të popullsisë, që u bë i ditur dje nga ASK-ja.Në lidhje me ketë temë, Rrahmani ka shkruar disa fjali, duke e lidhur këtë me “shkatërrimin e familjes tradicionale”.Në shkrimin e tij, Rrahmani ka theksuar se duhet të rritet nataliteti. “Një qeverisje normale që planifikon të ardhmen dhe ja dëshiron të ardhmen vendit e kombit tonë, gjithë ato miliona duhet të fokusohen në ruajtjen e traditës e rritjen e natalitetit. Ky duhet të jetë prioritet i secilit prej nesh sepse kjo do të jetë e ardhmja e vendit tonë” – ka thënë ai.