Rrebeshe shiu me bubullima, kështu do të jetë moti në vikend

moti-3

                    Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë fundjavës ka mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullima. Të dielën pritet të ketë rënie të lehtë të temperaturave.Ditën e shtunë orëve të pasdites përreth viseve malore mund të ketë edhe rrebeshe të shkurta me bubullima, derisa ditën e diel mund të shtrihen edhe në pjesë tjera të vendit, por kryesisht orëve të pasdites. Ditën e diel në aspektin termik, edhe nuk do të jetë mot shumë i ngrohtë.Putin nënshkruan ligjin e ‘frikshëm’, secili në Rusi mund të etiketohet si…
Nga dita e hënë kryesisht me kthjellime e diell.Indeksi i rrezeve ultraviolete do të jetë në nivele shumë të larta të rrezikut, kështuqë orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.

15.07 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.

16.07 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite përreth viseve malore me mundësi për rrebeshe të shkurta shiu dhe bubullima.

17.07 – Jo edhe shumë ngrohtë, me vransira e intervale me diell. Vende-vende mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima.

18.07 – Mot i mirë, kryesisht me diell.

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE