Rrëfimi i ish-luftëtarit të Batalionit “Atlantiku” për luftën në Kosovë dhe jetën në SHBA
Ramiz Halili u largua nga Kosova drejt Amerikës në vitin 1986 për një jetë më të mirë, për të përjetuar atë që njihet si “Ëndrra Amerikane”, e pastaj me batalionin “Atlantiku”, erdh nga Amerika për t’u bashkuar në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Halili ka rrëfyer për RTV Dukagjinin për luftën në Kosovë e jetën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Rrëfimi i tij përfshinë gjithë ngjarjet duke filluar prej nisjes për në Meksikë, nga Beogradi, tek arritja në Amerikë, e pastaj nisja për në luftën e Kosovës.Ai ka treguar se si kishte filluar biznesin e tij në Amerikë dhe si e kishte marrë vendimin për të ardhur në luftën e Kosovës.Po ashtu, ai ka thënë se jeta në Amerikë e ka bërë më të fortë dhe e ka bërë t’i shoh gjërat ndryshe.“Ne mërgimtarët jemi më të zjarrtë për atdhe, ne jetojmë këtu, por ëndrrat i shohim atje”, thekson Halili. Rrëfimin e tij mund ta ndiqni në videon më poshtë.