Rrëfimi i ish-ushtarit serb që pa zhvarrosjen e kufomave në Izbicë: Traktori nxirrte trupat, pastaj i vendosnin në kamionin ushtarak

0

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ish-pjesëtari i ushtrisë jugosllave ka treguar detaje tronditëse për krimet serbe në Kosovë dhe fshehjen e tyre.

Ish-ushtari thotë se njësitet policore që kryesisht ishin të përbërë nga serb të Kosovës çdo gjë kanë bartur për në Serbi.

 “Ata çdo gjë kanë bartur për në Serbi, madje edhe muret”, tregon ish-ushtari serb, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se pikërisht këta ish-policë janë fajtor për rreth 90 % të gjitha krimeve të kryera në Kosovë.

Ai thotë se paraushtarakë në Kosovë nuk ka pasur por kanë qenë Njësite të Mbrojtjes Territoriale të përbërë nga banorët lokal [serb lokal në Kosovë].

Ish-ushtari kujton edhe momentin kur me sytë e tij ka parë se si zhvarroseshin kufomat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *