Rrëfimi i rrallë i ish komandantit Bekim Shyti: 14 herë kam kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri për armatim, shkela minën por shpëtova mrekullisht

Ish komandanti i Njësisë Speciale të UÇK-së në Brigadën 142, Bekim Shyti, njihet si një nga luftëtarët që dha kontribut të çmuar në luftën çlirimtare.

Veriu.info ka realizuar një intervistë ekskluzive me të me rastin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Ish komandanti Shyti ka rrëfyer se ai realizoi fotografitë në Prekaz të cilën pushtuan botën.

Po ashtu ka treguar se gjithsej 14 ka kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri për furnizim me armatim.

“Realisht fal Shqipërisë ne kemi organizuar luftën. Unë në Shqipëri nëse i llogaritim andej këndej kam shkuar 14 herë me qëllim furnizimi me armë UÇK-në. Kemi shumë shokë që kanë shkuar dhe s’janë më. Një nga ta jam edhe unë që kam hasur në fushë të minuar në piramidën e kufirit Kosovë-Shqipëri-Mal i zi bashkë me Sali Lajçin e Isë Balën. E kam shkel minën me kam por qe prapë sot jam gjallë falë momentit të përshtatshëm nuk e kam shkel ashtu që të më marrë jetën ose këmbën.” – deklaron Shyti.