Rrëfimi për Isakun, njeriun që dikur ishte milioner ndërsa sot jeton në një shesh të Austrisë
Isak dikur ishte i suksesshëm në industrinë e ndërtimit, duke fituar mbi 4,000 euro (nëse do të konvertoheshin sot).Por, sipas medieve austriake,ai tanimë jeton vetëm me karrocën e tij në sheshin kryesor në Groß-Siegharts.Bëhet fjalë për njeriun të cilin të gjithë e njohin si Isaku nga Groß-Siegharts (një komunë në rrethin e Waidhofen an der Thaya në shtetin austriak të Austrisë së Ulët).Po sipas medieve austriake, përkundër gjendjes së tanishme, ai dikur ishte jashtëzakonisht i suksesshëm në industrinë e ndërtimit, duke fituar 40,000 shilinga në muaj.Një krahasim: 40,000 shilinga në vitin 1995 korrespondon me fuqinë e sotme të blerjes prej mbi 4,500 euro).“… Unë kisha gati një milion shilinga në llogarinë time”, thotë Isak, emri i vërtetë i të cilit është Gerhard.Në atë kohë, ai gjithashtu kishte një banesë.Por në përgjithësi, Isak pësoi disa humbje, u sëmur, por nuk i pëlqen të flasë për këto kohë të errëta.Ndryshe, thuhet se Isak është pensionuar zyrtarisht për rreth njëmbëdhjetë vjet më parë.Sot ai jeton gjatë ditës në “stolin e tij” në sheshin kryesor në Groß-Siegharts, ndërsa natën fle në apartamentin e tij me qira.